• |
ide | kryesore

Pasi “sulmoi” gazetarët, aktorja turke fotografohet me të dashurin

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja turke Ebru Sahin eshte kthyer ne nje nga aktoret me te dashura per publikun shqiptar me rolin e “Rejanit”. Ajo ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke pasi eshte perfolur per në një lidhje me basketbollistin turk Cedi Osman. Madje sipas gazetave turke dyshja po i kalonin pushimet bashkë. Pas këtyre lajmeve, aktorja reagoi me një postim në Instagram duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet dhe e indinjuar për lajmet e rreme. “Nuk e di nëse ato lajme i bëni për profesionin tuaj apo për veten tuaj, por nuk keni respekt. Në vend që të bëni një lajm të vërtetë, bëni lajme të rreme. Sigurisht koha është e nxehtë dhe është më e lehtë për jut ë shkruani lajme boshe, por kjo që po bëni është turp”-shkruajti aktorja. Por mesa duket lajmet kanë qenë të vërteta pasi aktorja është kapur mat me basketbollistin. Ebru dhe Cedi u fotografuan të kapur dorë për dorë nga paparacët teksa dilnin nga një restorant. Duke parë që nuk mund t’i shpëtonin atyre, çifti përshëndeti dhe konfirmoi kështu lidhjen e tyre. “Gjithçka po shkon shumë mirë”-u përgjigjën ata kur u pyetën nga gazetarët sesi po shkon lidhja e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *