• |
ide | kryesore

Video/ Luftëtari i ‘nxin’ jetën Skënderbeut: Krasniqi nxjerr nga situata Dajën

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk është asnjëherë e lehtë, edhe kundër skuadrave që e kanë prerë biletën për një kategori më poshtë. E kishte parashikuar tekniku Ilir Daja, e konfirmimi erdhi pikërisht në transfertën e Gjirokastrës me Luftëtarin, ku vetëm një gol i Krasniqit 15 minuta nga fundi i dhënë fitoren Skënderbeut, që vazhdon të ndjekë Europën, por që me atë që tregoi kundër bluezinjve do ta ketë të vështirë.

Skënderbeu mori 3 pikët që i duheshin ndaj Luftëtarit, por e pati shumë më të vështirë se sa mendohej. Në fund ato që vlejnë janë llogaritë, por me dy javë të mbetura arritja e Europës bëhet e vështirë, nëse bardhekuqtë vazhdojnë të performojnë me luhatjet e javëve të fundit. Nuk është se skuadra e Dajës nuk diti të imponohej në fushë, sepse kualiteti ishte i gjithi këtë herë në anën e korcarëve, por mungoi instikti agresiv për të mbyllur ndeshjen. Portieri Shala dhe pasaktësia e Bregut, Krasniqit dhe Mensah e vështirësuan shumë fitoren e korçarëve, që në anën tjetër rrezikuan në disa raste, gjë që nuk është e këshillueshme kundër rivalëve shumë më të fortë se bluezinjtë.

Skënderbeu, pas 34 javësh, ngjitet në vendin e katërt me 54 pikë, duke qendruar vetëm një pas Lacit të vendit të tretë, në pritje të mësojë se cdo të ndodhë në sfidën mes kurbinasve e Bylis, por edhe në Niko Dovana, ku përplasen Teuta e Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *