• |
ide | kryesore

“Djaloshi që shiste gazetat, bëhet princi i Napolit”: vizitat mjekësore në fshehtësi në Romë

-Instant, Sport



Cështja Victor Osimhen pasurohet ditë pas dite me detaje të reja, tashmë edhe misterioze. Napoli ishte një hap nga mbyllja e tratativës, pastaj, papritur, ndryshimi i menaxherit nga ana e sulmuesit nigerian dukej sikur shkurtoi avantazhin e napoletanëve, me disa klube të Premier League gati të përmirësonin ofertat. E tani vjen zbulimi direkt nga Franca, për vizitat mjekësore të kryera për klubin e De Laurentiis, ndërsa lojtari vendosi “like” në një postim në Instagram që duket se konfirmon akordin.

L’Equipe bën të ditur, duke cituar burime italiane, se sulmuesi nigerian ka kryer vizitat e kontrollit në Romë, por e ka bërë në fshehtësi të madhe, edhe pse nuk është i qartë motivi për gjithë këtë rezervim. Ndoshta, sipas asaj që shkruan e përditshmja franceze, hyn fakti se menaxherët e vjetër të 21 vjecarit synojnë të kërkojnë një komision të madh për transferimin e për këtë arsye Napoli e Lille po punojnë me avokatët e tyre për të evituar këtë rrezik. Për momentin, palët në lojë e kanë qujtur me vend të mos ekspozohen, në pritje të gjejnë zgjidhje.

Por tratativa është në rrugën e duhur, aq sa Osimhen doli në një farë mënyre hapur, duke vënë një “like” në një postim të gazetarit nigerian Oma Akatugba: “Është e pabesueshme – shkruan ai në Tëitter – Një djalosh nga lagjet e Lagos bëhet lojtari afrikan më i kushtueshëm në histori. Një djalë që shiste gazetat do të bëhet princi i Napolit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *