• |
ide | kryesore

Miha vazhdon konfliktin me Gasp: “Po të ma tregonte mua atë gisht, nuk e di nëse do e kishte më”

-Instant, Sport



Atalanta-Bologna do të mbahet mend më shumë për atë që ndodhi në minutën e 36′ të pjesës së parë, kur Sinisa Mihajlovic e Gian Piero Gasperini i thanë njëri tjetrit gjithcka. Por nëse Gasp me shtypin e ka shmangur polemikën (“Nuk isha unë që duhej të dilja jashtë”), Miha ka dashur të shpjegojë motivin e reagimit të tij.

“Cdo kush i bën rregullat në shtëpinë e tij – ka thënë tekniku i Bolonjës -. Ashtu si unë nuk i lejoj vetes të flas me pankinën e tij, edhe ai nuk ti lejojë vetes të flasë me timen, përndryshe nxehem. Nëse e bën, nuk më respekton. Nuk ka asgjë për të sqaruar, por nëse ai do ta bëjë jam i kënaqur”.

Ndërsa Sinisa flet, Sky Sport tregon imazhin e Gasperinit që kthehet nga pankina e Bolonjës duke i treguar gishtin. “Nëse do ma kishte bërë mua, nuk e di nëse do ta kishte akoma gishtin…”.

E ndërkohë, vjen i përpiktë skualifikimi prej një ndeshje për Gian Piero Gasperini, që nuk do të jetë në pankinë, të premten kundër Milan. Tekniku i Atalantas mori kartonin e kuq “për faktin se në të 35° e pjesës së parë, ndaj masës së kartonit të verdhë, kontestoi me forcë vendimin e arbitrit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *