• |
ide | kryesore

Bayern prezanton ‘xhevahirin’ Sané: “Bën diferencën”

-Instant, Sport



“Me Leroy kemi firmosur me një lojtar që bën diferencën për mënyrën e tij të të qendruarit në fushë”. Kështu është shprehur ish-portieri Oliver Kahn, tashmë anëtar i bordit drejtues të Bayern Mynih, gjatë prezantimit të Leroy Sané, sulmuesi që klubi gjerman e ka marrë nga Manchester City.

Për presidentin e Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, Sané është një lojtar për të cilin bavarezët “insistuan shumë, sepse ishte kërkuar me forcë nga tekniku Hansi Flick”, që udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion, në kohën kur e mori skuadrën në një situatë të komplikuar.

Bayern Mynih e Manchester City arritën akordin për transferimin në Bavari të sulmuesit të datëlindjes 1996, i cili firmosi një katër vjecare, me gjermanët që derdhën në arkat e Citizens 49 milionë euro. Sipas asaj që bën të ditur ‘Bild’, anësori i sulmit në Mynih do të fitojë rreth 20 milionë euro në vit. Bayern ishte në gjurmët e tij edhe verën e kaluar, por vetëm tani mundi të bëjë goditjen pëfundimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *