• |
ide | kryesore

Video/ “Dua që emri im të shkruhet me zjarr”: Alcaraz prezantohet me gol te Juventus

Sport, Video
Alcaraz



“Kam një javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur. Grupi më priti shumë mirë.” Kështu prezantohet Carlos Alcaraz, përforcimi për mesfushën e Juventus që mbërriti në merkaton e janarit. “Jam i lumtur që më lidhën me kampionë të mëdhenj që kanë kaluar këtu, është një gjë e mrekullueshme – tha argjentinasi, që mbërriti në formë huazimi nga Southampton –. Dua të bëj mirë, që emri im të shënohet me zjarr këtu te Juventus. Cristiano Ronaldo ishte frymëzimi im kryesor, veçanërisht kur isha i ri”.

“Lojtarët e mëdhenj kanë kaluar nga Juventus. Nëse miqtë e mi nuk do të më linin ta zgjidhja në PlayStation, do të zemërohesha ose nuk do të luaja fare… – tha Alcaraz, i cili tashmë ka debutuar me Juventus në ndeshjen titull në San Siro kundër Inter -. Më kanë krahasuar me Vidal? Jam shumë i lumtur për këtë krahasim. E di që Arturo ishte një lojtar i madh dhe arriti rezultate të shkëlqyera këtu, jam shumë i lumtur. Do të bëj më të mirën që mundem”.

Lexo më tejCarlos Alcaraz, juventini i ri me emër tenisti: argjentinasi mbërrin nga Southampton

Alcaraz pastaj shtoi: “Më ka pëlqyer gjithmonë Juventus sepse është një klub i madh, ka pasur kampionë të mëdhenj, përfshirë argjentinasit. Më ka tërhequr gjithmonë. Tani që jam këtu e kuptoj që pritshmëritë janë shumë të larta. Është një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur, jam gati”.

ALCARAZ, GOLI I PARË NË STËRVITJE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *