• |
ide | kryesore

Ferrari i fundit para Hamilton: prezantohet modeli SF-24 i Leclerc e Sainz

Sport
SF-24



Pritja ka mbaruar, është zbuluar online modeli i ri i Ferrari SF-24 të Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Vetëm një video e shkurtër që lejoi miliona tifozëve, medias dhe… konkurrencës të njihnin vetëm dhe ekskluzivisht pamjen e kokëkuqes së re, në pritje të një demostrimi po aq të shpejtë në pistën e Fioranos pak më vonë. Duhet pritur filming day të planifikuar për nesër (e mërkurë 14) për një ide më thelbësore, gjatë së cilës Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të jenë në gjendje të vendosin kontaktin e parë me njëvendëshen, me të cilën do të garojnë në Botëror.

Nga pikëpamja kromatike, janë konfirmuar referencat e verdha të Ferrarit (me shtimin e të bardhës) përgjatë anëve dhe në pjesën e sipërme të hundës. Do të jetë sezoni i katërt dhe i fundit për dyshen Leclerc-Sainz. Në fund të vitit, spanjolli do të largohet nga Maranello, i zëvendësuar nga shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton.

Lexo më tejTelefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te Ferrari: ja si e bindi

Një numër i kufizuar i të ftuarve të pranishëm, me pjesën tjetër të botës të lidhur online, morën pjesë sot në prezantimin e Ferrari SF-24. Ky është modeli i shtatëdhjetë i ndërtuar nga Ferrari për kampionatin botëror të Formula 1. Në Fiorano ishin krerët e kompanisë, me presidentin John Elkann, CEO Benedetto Vigna dhe zv/presidentin Piero Ferrari, si dhe përfaqësuesit e partnerëve dhe të ekipit – kryesisht Team Principal Fred Vasseur dhe pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz. Praktikisht është gati të nisë viti më impenjativ në histori (24 gara) e gjithçka do të fillojë javën e ardhshme me tri ditët e vetme të testimit parasezonal të planifikuar në Bahrein, gjithashtu selia e Grand Prix-it të parë të planifikuar për të shtunën më 2 mars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *