• |
ide | kryesore

Krisma armësh pranë një karburanti në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vlora është tronditur nga krismat e armëve pasditen e kësaj të diele. Ngjarja është shënuar rreth orës 16:30 pranë një karburanti në lagjen “10 korriku” të qytetit bregdetar.

Policia ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim, por mësohet nga burime brenda saj se nuk ka persona të lënduar ndërsa është shoqëruar një person me inicialet Xh. S..

Ai është i dyshuar se ka hapur zjarr pas një sherri mes disa personave. Policia thotë se ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *