• |
ide | kryesore

Tare nuhat goditjen e madhe: David Silva mund të mbërrijë me kosto zero

-Instant, Sport



Lazio është dorëzuar në ëndërrën titull pas një viti të jashtëzakonshëm, por ka ndërmend ta riprovojë sezonin e ardhshëm e ka në mendje një goditje të madhe për tia bërë dhuratë Simone Inzaghit: fantazistin David Silva. Spanjolli, 34 vjecar, do të zgjidhë kontratën në fund të sezonit me Manchester City e ka marrë oferta nga Dubai por, sipas AS, klubi bardhekaltër ka nisur kontaktet që dje, ku në lëvizje është vënë vetë Igli Tare, duke gjetur një aprovim të lojtarit.

Mesfushori, pas 10 sezonesh me Citizens ku ka fituar 14 trofe, nuk ka ende në mendje të dalë nga futbolli i nivelit të lartë e sheh tek Lazio një rast të madh për të vazhduar të luajë në Champions League e të provojë një eksperiencë në Serie A. Drejtori sportiv bardhekaltër Tare është takuar me Silvën e stafin e tij për ti treguar projektin e klubit, me propozimin për një kontratë dy vjecare.

Mbi David Silva, kampion bote me Spanjën në 2010, ka hedhur sytë edhe Shabab Al-Ahli Dubai e Al-Nasr Dubai përvec një dëshirë për tu kthyer në Valencia ose hipoteza MLS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *