• |
ide | kryesore

Champions nën frikën e Koronavirus: Camp Nou nuk është më i sigurtë për Barcelona-Napoli

-Instant, Sport



Sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League mes Barcelonës e Napolit në 8 gusht mund të mos luhet në Camp Nou. Ky është lajmi që publikon emitenti Rac-1, sipas të cilit Uefa i ka kërkuar përditësime Departamentit të shëndetit duke parë rreitjen e rasteve të Koronavirus në Katalonjë. Vendimi do të varet nga informacionet që do të mbërrijnë për këtë cështje në orët e ardhshme.

PLANI-B
“Barcellona-Napoli? Guimaraes e Oporto janë një plan B i studiuar prej kohësh, janë një zgjidhje që është menduar për situata të vështira. Për momentin vendimi mbetet ai për të luajtur në Camp Nou. Nuk njoh deadline, anëtarët e UEFA-s duhet të marrin vendimin, duhet tashmë kush është plani B, kështu që Ceferin, Marchetti, Uva e të tjerët të marrin një vendim në dritën e asaj që do të thotë Qeveria spanjolle”. E ka deklaruar një ditë më parë Evelina Christillin, anëtare e bordit Uefa, gjatë një ndërhyrje në ‘Punto Nuovo Sport Shoë’ në Radio Punto Nuovo.

DE LAURENTIIS: “TË LUHET DIKU TJETËR”
“Nëse kanë vendosur që Champions të luhet në Portugali e Europa League në Gjermani, mundet që edhe ne për 1/8 të dërgohemi në vende të tjera, nuk arrij ta kuptoj si ka mundësi që duhet të mbetemi në një qytet që më duket se paraqet një shkallë të lartë kritike”. Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis shpreh kështu dyshimet e tij në prag të ndeshjes në Katalonjë, ku është kthyer alarmi koronavirus. “Është gjithnjë një ndeshje e madhe kundër Barcelonës, por Uefa… Unë telefonoj, flas, kërkoj por është shumë e sikletshme. Nga Spanja vijnë dyshime të forta e frikë ndërsa ata bëjnë indiferentin. Cfarë duhet për të thënë mjaft, nuk shkohet në Barcelonë por në Portugali, në Gjermani, në Gjenevë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *