• |
ide | kryesore

“Do ta bëj Lampard me dhimbje koke”: Giroud lëshon sfidën tek Chelsea

-Instant, Sport



Në një intervistë të dhënë për L’Equipe nga Olivier Giroud. Sulmuesi francez i Chelsea ka komentuar ardhjen e ditëve të fundit të Timo Werner në Londër. Ardhja e qendërsulmuesit gjerman e rrit natyrisht konkurrencën në repartin e avancuar, por kampioni i botës me Francën nuk duket se është vecanërisht i shqetësuar, përkundrazi … është më luftëtar se kurrë.

“Werner nuk është blerë për të qenë rezervë sigurisht”, ka thënë Giroud për ardhjen e sulmuesit gjerman të Leipzig. “Por unë jam gati të bëj gjithcka për ti krijuar një dhimbje të madhe koke Lampard për ti futur dyshimet se kë të zgjedhi. Sidomos kur skuadrat me të cilat do të përballemi luajnë në mënyrë difensive, të kesh një sulmues të gjatë është gjithnjë e rëndësishme e në këtë sens jam unë. Por natyrisht jo vetëm në ato raste. Ëerner për mua është sigurisht një motivim për të bërë mirë“.

Për të ardhmen francezi ka shtuar: “Unë kam ende një vit kontratë pastaj nëse do të jenë kushtet mund të qendroj, përndryshe do të kërkoj një eksperiencë të re. Mendoj se mund të bëj ende mirë oër dy sezone të tjerë, nuk jam duke vënë limite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *