• |
ide | kryesore

51 të vdekur nga tërmeti/ Në gjykatë ka shkuar vetëm pronari i kësaj furre buke

-Instant, Lajme, Të fundit



Dhjetëra ndërtues, inxhinierë, arkitektë dhe zyrtarë të bashkisë së Durrësit u arrestuan nga prokuroria si fajtorë për vdekjen e 51 personave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Deri tani vetëm pronari i një furre buke në Vorë, që përshtati ambjentet e pallatit ku jetonte ka shkuar në gjykatë.

Ai bashkoi dy bizneset, furrën e bukës dhe parukerinë duke hequr muret e brendshme. Si pasojë e ndërhyrjeve, u dëmtua struktura e pallatit, i cili u shpall i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit.
Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë ishte një furre e cila furnizonte me bukë banorët e Vorës. Për shkak te ndërhyrjeve të paligjshme dhe shembjeve te mureve te brendshme, bashkimi i dy apartamenteve. Pronari i saj ka përfunduar i pandehur ne gjykatën e Tiranës si i pari i pandehur ne vazhdën e disa dosjeve te hapura ne disa qytete, si ne Durrës, Tiranë dhe Kruje.

Naim Shehi do te përballet me Gjykatën e Tiranës për veprën e ndërtimit te paligjshëm, pasi sipas prokurorisë ai ka ndërhyrë ne katin e parë, çka ka sjellë dëmtimin e pallatit, i cili tashmë është i pabanueshëm.

Por ndërkohë për ndërtuesin Asqeri Xhanari dhe Luan Beta, ish shef i urbanistikës në bashkinë Vorë, prokuroria kërkon pushimin e hetimeve, ashtu sic pritet te kërkohet edhe për te dyshuar te tjerë referuar ekspertizës ndaj disa shkollave dhe bizneseve te dëmtuara.

Në qytetin e Vorës janë shpallur te pabanueshëm 14 pallate, ndërsa për disa te tjerë hetimet janë veçuar dhe po vazhdojnë edhe për punonjës të urbanistikës. Por banorët që pas tërmetit vazhdojnë te jetojnë me qira shfaqen te pa interesuar për hetimin.

“Te paktën te vazhdojnë me prishjen e objekteve se kush është i pafajshëm do dalë e kush fajtor, por të paktën te nisin me prishjen” tha një prej tyre për Top Channel.

Prokuroria e Tiranës vendosi nën hetim 30 persona pas tërmetit, por nisur nga gjendja e Covid-it përgjigjet e ekspertëve te ndërtimit u vonuan dhe ndaj dosjet u veçuan, kurse afatet e hetimit u zgjatën. Sipas burimeve te TCH, edhe ne Durrës qe ishte vatra e këtij tërmeti pritet te mbyllen dosjet e para me te akuzuar dhe bëhet fjalë për shembjen e ndërtesave ku humbën jetën qytetarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *