• |
ide | kryesore

Liga e kampionëve/ Golat e ndeshjeve të djeshme (video) dhe sfidat e sotme

-Instant, F1, Kryesore, Sport, Video



Manchester City dhe Lyon siguruan mbrëmë çerekfinalen në kurriz të Juves dhe Realit ndërsa sot priten të dalin edhe dy skuadrat e tjera që do të nisen për Lisbonë për të garuar mes 8 më të mirave në Champions League

 Në ora 21:00, përballen Barcelona vs Napoli barazuan 1-1 në Itali prandaj spanjollët janë favorit për të kaluar në çerekfinale.

Po në të njëjtën orë luajnë edhe Bayern Munich vs Chelsea. Bayerni e ka mposhtur 3-0 Chelsean në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” dhe është pothuajse me dy këmbë në çerekfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të përballen së bashke në çerekfinale. Ndoshta edhe këtë të shtunë nuk do të mungojnë spektakli golat dhe surprizat si dje.

Dje/ JUVENTUS 2-1 LYON
Në Torino ndodhi ajo që nuk pritej, skuadra që doli nga Champions ishte Juventus. Francezët e Lyon, edhe pse pa ndeshje kampionati në këmbë mbrojtën 1-0 e vajtjes, duke e mbyllur sfidën me humbjen 2-1 por që I mjafton për të shkuar në cerekfinale. Skuadra e Garcias komplikoi gjërat për bardhezinjtë që pësuan një gol me penallti në minutën e 12, me një penallti inekzistente, për një ndërhyrje në zonë të Bentancur, që dukej e rregullt. Arbitri pasi e konfirmoi me VAR, nën protestat e Sarrit, i dha mundësinë Depay të realizonte nga pika e bardhë.

Juventus i beson si gjithnjë njeriut të saj më përfaqësues. Është Cristiano Ronaldo që ktheu barazinë në fushë në 1/8 e kthimit të Champions League përballë Lyon. Këtë herë u ankuan francezët për 11 metërshin e akorduar për prekje të topit me dorë nga Depay në zhvillimet e një goditje dënimi. Var konfirmoi vendimin e arbitrit dhe nga pika e bardhë Ronaldo nuk gaboi.

Portugezi mori përsipër gjithcka dhe 15 minuta pas rifillimit përmbysi ndeshjen me Lyon, me një perlë të vërtetë nga jashtë zonës. Rezultati shkoi në 2-1, me një gol ende të nevojshëm për të shkuar në cerekfinale të Champions, por Sarri tradhëtohet nga Dybala. Argjentinasi I futur për të ndryshuar fatet e kualifikimit, nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe doli nga fusha 10 minuta pasi hyri. Bardhezinjtë dalin turpshëm nga Champions në 1/8 dhe Sarri e mbyll sezonin me vetëm titullin e fituar…

MANCHESTER CITY 2-1 REAL MADRID
Do të jetë Manchester City që do të përballet në cerekfinale të Champions League Lyon. Në Etihad Stadium të besuarit e Guardiola mposhtën 2-1 Real Madrid, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së parë në Bernabeu. Vendimtare dy gabime të Varane, që i lejuan Gabriel Jesus ti Sterling asist për avantazhin në minutën e 9 e të shënonte vetë në të 68′. Nuk shërbeu për asgjë barazimi provizor i Benzema në të 28′.

Nuk ishte e lehtë të rikuperoje 2-1 sidomos në një transfertë në fushën e Manchester City. E sikur të mos mjaftonte Real Madrid ia vështirësoi vetes, duke pësuar dy gola nga gafa të vërteta të mbrojtjes. E armiku antic Pep Guardiola mund të buzëqeshë e të ndjekë një Champions League që I shpëton nga 2011 kur drejtonte Barcelonën. Pa Sergio Ramos, I skualifikuar, Real nuk ishte me sigurinë e zakonshme dhe më shumë se të gjithë e ndjeu Varane.

Real Madrid provoi të mos dilte nga kompeticioni dhe tentoi barazimin e dytë me Modric, por nuk arriti, madje rrezikoi të pësonte edhe të tretin nga Gabriel Jesus e pastaj David Silva me goditje dënimi. Por nuk ka nevojë: Manchester City fiton dhe avancon në cerekfinale. Rrëzohet një Real Madrid që përshëndet Champions me bindjen se mes vajtjes e ardhjes eliminimi ishte plotësisht I merituar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *