• |
ide | kryesore

Dy risqet e bastit të Bashës

-Instant, 1, 2, Ide

Lulzim Basha ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të folur krizën e thellë që ka kapluar turizmin shqiptar si pasojë e situatës së pandemisë. Duke botuar foto të brigjeve të boshatisura të këtij sektori që përbën mbi 20% të ekonomisë së vendit, kreu demokrat nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vijuar me platformën që ka zgjedhur prej disa javësh, atë të politikanit që theksin po e vendos tek ekonomia.

Një ditë më parë, Lapsi.al botoi një analizë (poshte) ku shpjegohej kjo strategji e re e Bashës, të cilën sipas të gjitha gjasave ia kanë servirur spin doctors-at e tij izraelitë. Sipas saj nuk ka armë më të fortë për të mposhtur Edi Ramën, sesa të këmbëngulësh në këtë pikë. Në një kohë kur shefi i rilindjes po rreket ti gënjejë shqipëtarët me lugën e zbrazët të projekteve 3D, kupola demokrate gjykojn se është tejet efikase, ta përqendrosh vëmendjen tek shtresat më të varfra, që kanë mbetur në rrugë pas tërmetit të 26 nëntorit,  tek ata që kanë humbur punën prej muajsh dhe nuk janë ndihmuar veçse me 40 mijë lekshin e pagës së luftës, tek mungesa e paketës së tretë të ndihmës, e cila u premtua dhe me të cilën u mashtrua, tek fakti që mbetëm vendi i fundit në rajon për ndihmën direkte, që i kemi atyre që u goditën nga pandemia.


Lexo me tej:

Loja nën rrogoz që po zhvillohet mes Ramës dhe Bashës. Faktet dhe shifrat

Pra nëse ka një pikë ku Edi Ramës i shkrihet i gjithë kallaji i propagandës dhe ku i shumëzohen me zero loghoretë e stërgjatura në TV, ajo është ekonomia.

Më sa duket, pikërisht për këtë, këshilltarët e huaj, që ka marrë për fushatën e ardhshme, i kanë këshilluar liderit demokrat  të merret më shumë me krizën e turizmit, sesa me listat e hapura;  me bizneset që po falimentojnë, para prishjes së koalicioneve; me realizimin e mangët të paketave të ndihmës, para hedhjes në erë të marëveshjes së 5 qershorit.

Pra, duket se basti që ka vënë Lulëzim Basha është tu flasë njerëzve më pak për tema abstrakte si rrezikimi i demokracisë dhe ti drejtohet portofolit të tyre. Ai po kërkon që të mos këmbëngulë tek zhbërja e lirive, por tek tretja e buxhetit. Ai po tenton mos i thërrasë ndërgjegjjes, por interesit.

Natyrisht askush nuk mund ta mohojë se në kushte normale kjo do të qe një lëvizje elektorale e përkryer. Një mase që ka si preokupim fundin e muajit e ke më të vështirë ti flasësh për sindromat e fund rregjimit.

Por fatkeqësisht Shqipëria nuk është në situatë normale dhe rruga që ka zgjedhur Basha ka dy rrisqe të mëdha.

Së pari, zgjedhjet që po trokasin nuk do jenë aq të çilrëta, sa ai që vë në dukje rrënimin e kundërshtarit të arrijë ta mposhtë atë edhe me votë. Ato po ravijëzohen si një amalgamë influencash, banditësh, parash, trafiqesh, që në fund përfundojnë me deformim të rezultatit.

Një regjim si ky tetëvjeçar i rilindjes, e ka më të lehtë ti grabisë, sesa ti fitojë ato realisht. Prandaj, në kushte të tilla, opozita nuk e ka luksin ta kalojë në plan të dytë të prioriteteve të saj temën e deformimeve demokratike, sepse nëse vota masakrohet sërish, ashtu si në 1996, ashtu si në 2001, ashtu si në 2017, kundërshtarëve të Ramës nuk mund ti vijë më në ndihmë ekonomia, por mbeshtetja tek parimet e shtetit ligjor.

Basti që ka vënë Basha ka edhe një risk të dytë. Nëse ndodh “mrekullia” dhe Edi Rama nuk arrin të vjedhë aq sa ka planifikuar, pra nëse me gjithë skuadrat e tij të krimit ai nuk e pengon dot rotacionin,  strategjia e fitimit të pushtetit duke shfrytezuar krizën ekonomike do të rezultojë afatshkurtër.

Sepse ushtrimi i qeverisjes nga rilindja ne na tregoi se situata ku gjendemi sot është para sëgjithash një krizë autoritarizmi, një krizë e kapitalizmit pa norma, një krizë e “konkurencës” pa garë dhe e vendimmarrjes pesonale. Sot shumë shqiptarë nuk gjendet në buzë të humnerës se qeveria nuk ia doli të zbatonte një projekt të caktuar, ata po lëngojnë sepse u zhbë çdo rregull loje, që të fitonte një pakicë.

Në këtë kuptim, strategjia e fundit e zgjedhur nga Basha për ti mbivendosur  deformimet ekonomike mbi ato demokratike, nuk e armtatois me antikorpe pushtetin e nesërm, për të mos u prekur nga i njëjti virus si rilindja. Sa do efikase të duket që tu flasësh njerëzve për xhepin dhe kuletën e tyre, ajo nuk është veçse një iluzion. Kjo rrugë ndoshta mund të prodhojë rotacionin, por kursesi ndryshimin, i cili nuk vjen me pak lëmoshë më shumë, por me ndryshimin e rregullave për të gjithë.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Bushat, mos u trego naiv. Venja e theksit tek ekonomia, nuk eshte vetem nje fushate normale elektorale,eshte edhe problemi i shitjes se votes. Nese shume shqiptareve iu intereson ekonomia dhe nuk iu intereson se kush eshte ne pushtet, duhet te kuptojne se po e shiten voten, gjendja ekonimike di iu permiresohet e shumta per nje jave sa te harxhojne leket e marra nga votat dhe me pas ushqimin e asah jave do e paguajne me interesa cdo jave qe qe rilindja te rrije ne pushtet. Pa patur ndonje simpati persinale per Bashen, pa patur ndonje zgjedhje tjeter sepse u provua edhe Blushi se cfare malli ishte, pra eshte e rrezikshme t’i besosh kujtdo, Basha aktualisht mbetet e vetmja zgjedhje. Te shprespjme qe ppozita nuk do marre 94 mandate se pastaj behet e rrezikshme

    1. Pra neqoftese nuk e konsider9n si problem rela qe personazhe si blushi bejne miliona pa i hyr gjemb ne kembe ( dhe kete e kam si per ty dhe per bashen dhe per nderobqirtaret ) atehere mos prit ndonje ndryshim. Do jet nje klientelizem selektiv me parti te re asgje tjeter. Koka çorap nga te huajte o shqipe.

      1. I paemer i ores 17:14. Me siguri ke qene keq kur ishte Berisha ne pushtet dhe kjo kuptohet nga menyra se si shkruan. Pavaresisht se nuk kuptohet lehte se cfare do te thuash, besoj se nese je ndjere keq kur ne pushtet ishte Berisha, do te thote qe “Ishim lule kur ishim keq”. Rama nuk ka qene asnjehere i besueshem, kush i ka ndjekur piruetat e Rames qe nga viti 1991 e deri me sot, duhet ta kete kuptuar qe ketij njeriu po i dhe sadopak besim, ta ka futur sa krahu. Se cfare beri kur iu dha besimi maksimal duke e bere kryeminister, besoj se e kane te qarte te gjithe. Permenda me siper Blushin sepse i kam pelqyer fjalimet e tij ne parlament, nderkohe qe sjelljet e tij jane ne antagonizem me fjalet e dikurshme. Ne fund shtoj se nese nuk denohen rilindoret qe nuk lane gje pa vjedhur, ky vend nuk do behet kurre.

        1. Pastaj o konstatu3s i mprehte po flet me njerin qe eshte antarsuar te partia e bythqim blushit, ka punuar per ramen ( se ne kohen e sales isha i vogel ) dhe prisja me mire, por karalloi shkoi e na mbylli dyert. Po ti qe te djeg nje shkrim qe as nuk e ke kuptuar, sa her i lutesh partiakut tend ? Hajde nonen ne grrop te pidhit, ne kemb a ne varr ku ta kesh. Se smerrnivesh ndryshe ju konstatuesit e konstatimit te konstatit te kti timit.

    2. NUK ESHTE ÇESHTJE BUKE POR DINJITETI . NE FUKARENJ KEMI QENE E FUKARENJE JEMI .
      BUK SAJON EDHE QENI NEPER KOSHA PLEHRASH E JO ME ROBI I ZOTIT .
      POLITIKANET E TE DY KRAHEVE NA MOREN ERZEN , NA DEGJENERUAN SI POLULL .
      UNE NUK KAM ME BESIM TEK ASKUSH . PO MUNGOJ DREJTESIA MUNGON GJITHÇKA .

  2. Bushat, me gjithe respektin, po ku pyet njeri per Bashe a Rame ketu???!!!
    Ketu vendos ambasada amerikane!

  3. ANDI KE PLOT TE DREJT ,REGJIMI DHE BANDAT NUK LARGOHEN ME PLANE EDHE PSE SHUME MIRA EKONOMIKE ,QKA DI PER EKONOMO VANGJUSG DAKO ELVIS ROSHI QAZIM SEJDINI TAULANT BALLA SAIMIR TAHIRI OLSI RAMA BANDAT E FATMIR XHAFAJ NE VLORE BANDAT E TOM DOSHIT NE SHKODER NE ELBASAN NE KUKES NE FUSH KRUJE ETJ ERTJ

  4. Bushati, ju keni shkruar – Rama ose durohet, ose rrezohet!
    Kjo nuk i adresohet Bashes, kjo i adresohet shqiptareve.
    Basha nuk ka aspak bast ketu. Nese ai humb zgjedhjet, ben zgjidhjen e tij dhe shqiptaret durojne (po ja dolen ta durojne) Ramen akoma duke i tregu perralla me Anti-KCK!
    Pra ketu basti eshte per shqiptaret! Do tregojne dot durimin te durojne Ramen apo do tregojne mencuri ta largojne e mos humbin bastin me vehten e tyre.

  5. Jo po Basha punon nën rogoz, jo po Basha ka vënë bast për ekonominë.
    Po hiq dorë o Bushat duke i zbrazur fishekët njëlloj si majtas e djathtas., se kjo është e vetmja shpresë që i ka ngelur Ramës që qytetarët të humbasin besimin edhe tek opozita.
    Jo po tani shqiptarët duhet të dëgjojnë këshillat e Bushatit që opozita të mos dëgjojë këshillat e amerikanëve e izraelitëve, po të turqëve, hezbollave apo koreanoveriorëve.
    Po çfarë ka në dorë opozita që SPAK-u të mos komandohet nga Rama ?
    A mendon o Bushat se po ti mbushet mendja Ramës e nuk e ndërsen SPAK-un që të mbyllë portalin tënd ?
    Edhe gazetarët e medias Ora News, kritikoni si puna tënde Ramën, por nuk haronin të përhapnin mosbesimin edhe ndaj opozitës, e megjithate ai nuk kurseu as Ylli Rakipin, as Lubonjën, as Beketin megjithë gazetarë e as Ora News me Artur Zhejin e me Sonila Meçen, e as Abilekajn e Dosja Al.
    Edi Ramës i mjaftojnë dy tekevizione si Klan me Baton Haxhihun në bash të vendit në opinionin e Fevziut, Carlo Bolinën në krah të djathtë të Eni Vasilit në Open të Top Channel, e nja dy-tre gazeta bulevardeske si ajo e Mero Gëlbazes.

  6. Ka ndonje qe nuk e dine se ne ç’gjendje katastrofike jemi katandisur ? Edhe ata qe jane me nivel IQ-je 50-70 ( imbeçil –debil ) e kuptojne se gjendja eshte katasrofike , jo sepse e llogjikojne apo arrijne ta arsyetojne por sepse e ndjejne me ane te boshllikut ne stomak , tamam si kafsha . Por kjo, edhe pse eshte gjendje mjerimi , nuk eshte hera e pare qe ndodh . Sa here qe vjen fundi i pushtetit krijohet gjithmone nje gjendje varferie , ku pjesa e opozites(baza) eshte varferuar shume dhe pjesa e pozites nuk e ka problem ngrenien dhe plotesimin e ndonje qejfi te vogel . Ajo qe e vuan me shume eshte pjesa gri , ajo pjese qe nuk merret me politike (nga pamundesia apo nga mosdashja) . Kjo pjese(gri) nuk ka me besim tek politika sepse tashme jane bere disa cikle nderrimesh qeveri-opozite dhe gjendja e ture ka ardhur gjithmone duke u perkeqesuar .

    Prandaj mendoj se nuk eshte ndonje keshille e mire kjo qe i kane referuar izraelitet z.Basha . Izraelitet mendojne se jane ne Izrael , mendojne se jane ne nje vend me demokraci te konsoliduar e te stabilizuar ku mbizoteron ligji dhe humanizmi dhe nuk e imagjinojne dot se ne jemi nje vend ku ligji eshte gjeja e fundit qe mund te merret para sysh dhe humanizmi eshte pertoke . Ketu ka humbur çdo norme njerezore , ketu ka humbur totalisht çdo norme e demokracise , ketu asnje person me post dhe perkrahje politike nuk e ka frik ligjin , ketu bene çte duash vetem mos i dil kunder interesave te mavive dhe te te gjatit tone .
    Mbi te gjitha ketu ka humbur besimi ne sistem .

    Ketu nuk funksionon asnjegje , asnje rregull e as nje norme .
    Ketu nuk funksionon drejtesia , ketu nuk ka ndeshkueshmeri , ketu sistemi eshte ne kolaps total . Ketu rregullat dhe ligjet jane per te vobektit dhe per ata pa perkrahje .
    Mbi te gjitha ketu ka humbur humanizmi , ka humbur totalisht besimi ne sistem .

    Politikanet sapo kane marre pushtetin i kane kthyer krahet edhe elektoratit te tyre , tashme kjo eshte bere nje norme ne kete vend . Politika dhe politikanet çdo dite e me shume po e perqendrojne pasurine dhe pushtetin ne duar te nje duzine njerezish dhe si rrjedhoje perveç pjeses gri , edhe ata qe kane pasur bindje apo kane dale hashiqare pro njeres apo tjetres pale , jane bere skeptike sepse po varferohen nga dita ne dite dhe se drejtesia nuk i mbron me . Pothuajse te gjithe ne kete vend jemi katandisur si bij njerkash edhe pse me nene e babe gjalle . Diferencimi i tejskajshem popull – politikan , mosperfillja e politikes ndaj atij qe nuk ka pushtet , apo me keq abuzimi i politikaneve me ate qe nuk ka pushtet , shoqerimi i tyre me gangstera e kriminel , grabitja hashiqare e prones se perbashket nga politikanet , abuzimi i krimineleve me te vobektin sepse ka nga pas mbeshtetjen e politikanit , mos patja frike e politikaneve dhe e krimineleve ndaj ligjit , abuzimi me gjithçka dhe gjithkend nga ana e politikaneve bene qe populli nuk mendon
    me per varferine por si te shpetoje nga keta abuzues te pafytyre .

    Dale nga dale , mosbesimi ndaj politikes apo me keq akoma difidenca ndaj saj , abuzimi i tij nga politika po bene qe populli te struket ne transhene e tij te luftimit sepse nuk ka ngelur menyre tjeter mbijetese . Populli nuk do me buke por do ndeshkueshmeri ligjore ndaj politikaneve . Populli nuk do me buke por do drejtesi . Tashme populli nuk do me buke por do respektin e munguar prej 30 vitesh . Populli nuk do me sundues por udheheqes qe ti doje , respektoje dhe ti drejtoje ne rrugen e demokracise ashtu siç do bente nje baba i mire me femijet e tij . Duam shtet te se drejtes dhe jo sundues . Duam te na riktheni besimin ne sistem .

    Prandaj z. Bushati nuk mendoj se te flasesh per varferine ne kete vend bene fajde .
    Te gjithe(perfshi edhe te majtet) jemi te vetedijshem dhe e dime se pak nga pak varferia po ja le vendin skamjes por ajo qe na duhet me shume dhe qe eshte nje doosdoshmeri imediate , eshte shteti i munguar , eshte drejtesia e munguar , eshte respekti i munguar .
    Ne radhe te pare dhe me kryesorja eshte se ne duam te trajtohemi si njerez te barabart midis te barabarteve . Ku sejcili te vleresohet per ate qe jep dhe jo per partine qe i perket .
    Varferise i behet derman , diktatura kerkon qe te derdhet gjak per tu kthyer ne demokraci .
    Per te bere gjera te mira , koha eshte gjithmone e mjaftueshme mjafton buonsensi .
    Ka ardhur koha e ndryshimeve radikale ku te sundoje ligji dhe demokracia dhe ku secili prej nesh
    te ndjehet mbret ne shtepine e tij . TUNG te gjitheve !

    1. “Populli nuk do bukë po do drejtësi”
      47 vite me rradhë ky popull u mashtrua nga propogandat komuniste që bar të hamë e idealet e partisë mos ti braktisim.
      A mos diktatura enveriste kishte vendosur vërtetë drejtësi ?
      Po si mund të reformohet drejtësia me një regjim njëpartiak ?
      A nuk po deklarojnë, jo vetëm Basha por të gjithë bashkëpuntorët e tij në deklarata pothuajse të përditëshme publike, se sapo të vijmë në pushtet, gjëja e parë që do të bëjmë , është vënia e drejtësisë në funksion ?
      Jo po nuk duhet të luftohet për ekonominë po për drejtësinë ?
      Po mendoni vërtetë se mund të krahasohet nocioni “drejtësi” , me faktin që njerëzit nuk kanë se me çfarë të ushqejnë fëmijtë e tyre.
      Mendoni vërtetë se Basha e politikanët e opozitës nuk e dijnë se pa një drejtësi e shtet ligjor demokratik, nuk mund të ndërtohet një ekonomi e shëndoshë ?
      Foli sa të duash “popullit” për drejtësi e për “lista të hapura” ?
      Gjysma do të kuptojë diçka e gjysma tjetër as i hynë dot përmbajtjes së nocionit subjektiv “drejtësi” apo “lista të hapura”.
      Ama nëse ju thua se duke ardhur në pushtet, do të luftoj padrejtësinë e do të bëj çmos që fëmijtë tuaj të mos vuajnë për bukën e gojës, paraja është një objekt faktik e jo demagogji.
      Përse doli nga parlamenti opozita ?
      Sepse drejtësia në vënd që të arrestonte ata që organizuan shitblerjen e votës, u angazhua që të ndëshkonte ata prokurorë që i zbuluan këto abuzime.
      E dijnë fort mirë shqiptarët e thjeshtë se si erdhi në pushtet absolut Rama, sepse një pjesë jo e vogël e tyre e varfëruar, u mashtrua me 5 mijë lekë për të shitur votën me paratë e pista të drogës.
      Pa shpjegojani edhe ju , ashtu siç bën opozita, këtyre shqiptarëve mjeranë, se sa kohë mund ta shtyjnë për të ushqyer fëmijtë me ate 5 mijë lekë të qelbur që fituan duke shitur votën.
      E shumta disa javë.
      Po me çfarë do ti ushqejnë fëmijtë e tyre kur i pangopuri për pushtet e para, EDrama do të qeverisë për 8 vite ?
      Jo po e bëri pula vezën apo veza pulën.
      E ka fajin drejtësia apo ekonomia ?
      Fajin e ka politika e korruptuar që po qeveris me gjithë këto rekorde skandalesh korruptive.
      Që të përmbysësh këtë qeveri mafioze me revolucione e me viktima , kjo është në stilin komunist e ne shqiptarët jemi populli që nga dhuna e vrasjet kemi katandisur në një shtet me vetëm 2.5 milion banorë.
      Janë ngritur të gjorët libanezë që kanë një gjysëm shekulli që vriten me njeri tjetrin , e pas shpërthimit katastrofal në Bejrut, kërkojnë që vendi i tyre ti kthehet protektoratit francez.
      Po a është kjo zgjidhja ?
      Vetë populli frtancez proteston vazhdimisht kundër politikës së majtë të qeverisë së saj me Makronin.
      Zgjidhja është vetëm forcimi i demokracisë pluraliste me zgjedhje të rregullta e pa abuzime.

      1. Une nuk flas si militant pos si nje Shqiptar qe kerkon zgjidhje per vete dhe Shqiptaret dhe jo zgjidhje per partite dhe politikanet . Une po kerkoj zgjidhje afatgjate , jo dalje nga situata .
        Buka eshte djala nga situata , drejtesi respekt dhe buke eshte zgjidhja afatgjate .
        Dalja nga situata eshte largimi i te gjatit , zgjidhje perfundimtare jane ndryshimet rrenjesore kushtetuese . Premtime ne hava kemi 30 vjet qe degjojme , por realitet eshte kokeforte dhe na tregon se çdo vite e me shume po shkojme drejt skamjes dhe shtetit oligarkik per te mos thene drejt diktatures . Nese do te degjonim premtimet e politikaneve tane do na merrte te keqen Amerika , Anglia , Gjermani dhe te gjitha Shtetet nordike te marra se bashku . Premtimet e tyre jane nga me te stravagantet . Edhe lideret e shtetit Danez qe kane nje sufiçit buxhetor prej 500 miliard euro do ta pyeste menderen mire po te benin premtime te tipit : shendetesi falas , 300 +250 mije vende te reja pune etj etj . Ndersa keta tanet nuk e kane per gajle te bejne çdo lloj premtimi vetem e vetem te vijne ne pushtet . Ti u beson akoma ketyre premtimeve bixarre te politikaneve tane ? Une jo . Une i besoj ligjit , i besoj demokracise , i besoj drejtesise funksionale . Te gjithe duam qe i gjati ine te zhduket nga skena politike , biles une jam per deportim te tij nga ky vend , por kjo nuk eshte zgjidhja . Zgjidhje jane ndryshimet , zgjidhja eshte e zeza ne te bardhe . Tung

        1. Ajo që e pengon rotacionin e përmbysjen e një qeverie të dështuar, është krijimi i një pjese të madhe të shoqërisë së ashtuquajtur “gri”, me njerëz që e kanë humbur besimin tek e gjithë politika, pikërisht nga abuzimet propogandistike të djallëzuara.
          Të jesh “militant”, shqip luftarak për të drejtat tënde të nëpërkëmbura nga një qeveri totalisht e korruptuar, nuk do të thotë se je “militant partiak”, por që mbështet një politikë tjetër nga ajo aktualja..
          Më së pari duhet që çdo njeri, ta heqë nga mendja se ka politikë apo parti të përsosura.
          Progresi demokratik e ekonomik i një shoqërie , në cilindo vend të emancipuar të botës, mund të realizohet vetëm nëpërmjet politikës, partive politike e jo nga grupi fatalist shoqëror, që i fut të gjithë politikanët në një thes, e pret shpëtimin nga qielli.
          Shoqërisë njerëzore i janë dashur mijra vite që të dilte nga gjendja primitive e kopeve, apo komunave primitive, për të ndërtuar shtetet ligjore moderne.
          Megjithate cilin shtet në botë, përfshirë edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht e me tradita të konsoliduara demokratike, mund ti drejtosh gishtin për ta quajtur një shtet të përkryer ?
          Asnjerin.
          Por ama është fakt se në të gjitha shtetet e botës, ka shkallëzime të nivelit ekonomik e kulturor demokratik, që vjen nga nuveli më i ulët e deri në nivelin më të lartëë.
          Hiqeni nga mendja mendësinë fataliste se ne shqiptarët nuk jemi në gjëndje të ndërtojmë një shtet normal demokratik sepse të gjithë politikanët janë njëlloj të korruptuar.
          Jo mor jo.
          Nuk ka asgjë në botë që të jetë njëlloj e kjo vlen edhe për njerëzit e politikanët.
          Ka njerëz e politikanë më pak të aftë e të korruptuar, por ka edhe njerëz e politikanë që janë fare të pa aftë e shumë të korruptuar.
          Evolucioni i shoqërisë vjen gradualisht duke përzgjedhur në udhëheqje të shtetit, njerëz më të aftë e më të ndershëm nga ata që qeverisin.
          Nëse rijmë pasiv e nuk votojmë, nga mosbesimi për të gjithë, jo vetëm që nuk mund të shkojmë drejtë progresit, por do të përfundojmë edhe më keq, sepse këtë situatë e shfrytëzojnë politikanët e korruptuar e me ideollogji tashmë të provuara të dështuara që në sistem.
          Është bërë si hobi në Shqipëri që të hidhen me tonelata vreri kundër qeverive të këtyre 30 viteve të fundit, duke krijuar psikozën se paskemi qenë shumë mirë, kur ishim tërësisht të skllavëruar gjatë diktaturës së gjatë enveriste.
          Gati gati po trajtohet historia e diktaturës enveriste si një histori suksesi pa korrupsion e krime e gjithë të këqijat erdhën me pluraliznin demokratik.
          Po a kishte guximin ndonjë media apo ndonjë gazetar i kohës së diktaturës që të fliste për korrupsion apo krime të qeverisë ?
          A mos të gjithë krerët e diktaturës enveriste i kishin duartë e pastra “akullore” si Gjushi i Durrësit ?
          Jo më qytetarëve të thjeshtë që mund tju shpëtonte goja në rradhën e qumështit e të ankoheshin për qeverinë e hanin për këtë deri tetë vite burg, por a nuk spiunuan njeri tjetrin të gjithë kapot e diktaturës duke shkuar deri para togës së pushkatimit ?
          Përse i haroni këto ?
          Krimi i madh sipasi ideologëve komunistë paska qenë se në Shqipëri u vendos njëlloj si në Europë sistemi demokratik pluralist kapitalist.
          Po çfarë paskemi dashur që kërkonim ta bënim Shqipërinë si Europa e nuk ngulëm këmbë që të ndiqnim shembullin e Koresë së Veriut ?
          E keqja më e madhe e Shqipërisë mund ti vijë vetëm nga ndonjë politikan si Rama, që me të gjitha mjetet kërkon të përsërisë marjen e të gjitha pushteteve si Enveri.
          Po e hoqëm ate nga pushteti, nuk do të guxojë më asnjë politikan tjetër që të bëjë si ai.
          Kaq e thjeshtë është puna, por me këtë mos prisni që ai që do të vijë pas Ramës, të jetë i përkryeri.
          Ama sikur edhe 30% ai ta përmirësojë qeverisjen, ky është një hap para, e çdo veprim i gabuar i tij, të kritikohet, për të shkuar gjithnjë e më shumë drejtë përzgjedhjeve optimale.

          1. Me sa shoh , te dy jemi per largimin e te gjatit . Por ne dallim nga ty qe pranon kedo vetem e vetem qe te mos jete i gjati ine , une mendoje se ne radhe te pare duhen bere ndryshimet dhe vendosur rregullat , kushtet dhe ligjet e duhura qe une dhe te gjithe ne te jemi te sigurt qe ai qe do vije nuk do jete si paraardhesi i tij .

            Ti me thua me gjej nje vend qe eshte me demokraci te persosur .
            Une nuk kerkoj perfeksionin , nuk kerkoj persosmerine ne kete vend se eshte i paarritshem edhe pas 100 vitesh por kerkoje gjene me elementare , drejtesi dhe rregulla joje . Une dua te jem i sigurt qe cilido qe te vije ne pushtet , te vij se e votoj populli . Une dua te jem i sigurt qe cilido qe te vije ne pushtet , nuk do ta kete shancin me te vogel te luaj me te drejtat e mia . Une dua drejtesi , respekt dhe rregulla loje .

            P.S. Kohen e atij qe shkaterroj genin njerezor te Shqiptareve per 45 vjet une e quaj koha e qoftlargut , koha kur antivlera quhej vlere dhe vlera antivlere . Biles jam i bindur qe edhe sot ne po vuajme pasojat e atij monstruoziteti njerezor . Tung

  7. BUSHAT DINE TE ME THUASH NJE GJE TE VETME QE SHKON PER SE MBARI NE SHQIPERI ?
    NUK ESHTE VETEM VARFERIA DHE PAPUNESIA . NE JEMI KTHYER NE NJE VEND KUPLARAJA KU GJITHKUSH BENE PROSTITUTEN NE MENYREN DHE NE STILIN QE DI .
    THEM SE KEMI ARRITUR DEGJENERIMIN TOTAL SI POPULL .

  8. Bushati perdor fjalen risk e disa here rrisk, per te pershkruar rrezikun. Te dyja keto fjale nuk existojne ne fjalorin shqip – te pakten si sinonime te fjales rrezik.

    Persa i perket artikullit…. si gjithmone. Merre me long se mishi u mbaru.

  9. Pse nuk e shkruan rreziqet, eshte shume fjale e mprehte dhe tingellon me bukur se risqet; le qe eshte mbi te gjitha shqip!

  10. A JA KENI BERE NDONJEHERE PYETJEN VETES PSE NA NDODH PERHERE KESHTU?

    PSE KM-te DHE PUSHTETARET E RINJ JANE PERHERE E E METE KEQINJ SE TE KEQINJTE

    PARAARDHES. PERSE POPULLI SHQIPTAR NE VIJIMESI I DURON KETA KALORES TE SE KEQES

    TE SHQELMOJNE PA MESHIRE INTERESAT E TIJ, QE BIJVE E BIJAVE TE TIJ TUA BEJNE JETEN

    TE PAMUNDUR NE SHQIPERI E TE DETYROHEN TE KERKOJNE ATEDHE TJETER PER FEMIJET

    E TYRE? kU DUHET KERKUAR FAJTORI ?

    KA VETEM NJE PERGJIGJE. FAJTOR ESHTE VETE POPULLI SHQIPETAR. JO VETEM SE NGA

    GJIRI I TIJ KANE DALE KETO MONSTRA DHE SI I TILLE ESHTE MONSTRAPJELLES POR SE

    JO VETEM DURON ZGJEDHEN E TYRE POR EDHE SE I VOTON APO SHPESH HERE EDHE

    U THUR KENGE E VALLE. A S’ESHTE DOMETHENESE DOREZIMI ME KENGE E VALLE I KURORES

    MBRETERORE PRINCIT TE

    SAVOJES VIKTOR EMANUELIT TE TRETE PAS PUSHTIMIT FASHIST NGA ITALIA E DUCES.

    a SESHTE DOMETHENESE SE KUKSI PRET ME KENGE E VALLE KM-ne, BABAI I TE CILIT KA

    FIRMOSUR PER VARJEN TE LITAR TE BIRIT TE SHQUAR TE KUKESIT DHE GJITHE SHQIPERISE

    POETIT HAVZI NELA ? A S’ESHTE DOMETHENESE SE NE ZGJEDHJET E VITIT 2009 NE GERDEC

    DOLI FITUESE PD?

    jA PRA KETA JEMI NE SKLLEVER DHE BIJ SKLLEVRISH, SE LIRI S’DUAM. SEPSE NA PELQEN ME

    SHUME NJE JETE NE SKLLAVERI SE NJE DITE NE LIRI, SEPSE NA PELQEN ME SHUME ZVARRITJA

    SE FLUTURIMI, ME SHUME IKJA SAE PERBALLJA SEPSE GU XIMIN KETE VIRTUT QE ZOTI E

    PAISI NJERIUN PER TA PERDORUR PER IDEALE TE LARTA E PERDORIM KUNDER NJERI TJETRIT

    DERI EDHE BRENDA FAMILJES DHE JO KUNDER ATYRE QE TE DHUNOJNE CDO DITE ME FORCEN

    E PUSHTETIT DE UA DHURUAM VETE.

  11. Bushat a di gje ku I gjeti parate Basha
    Per vilen qe Po nderton ne gjirin e Lalezit?
    Sa te jete Lala Gjoni
    Hani ,Pini dhe kendoni
    Kur te vdese Lake Gjoni
    Merrni trastat dhe kerkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu