• |
ide | kryesore

Alyssa Milano tregon pasojat që po i shkakton Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Alyssa Milano ka treguar për ndjekësit e saj në Twitter se po i bien flokët pasi rezultoi pozitive në testin për Covid-19.

Aktorja ka luftuar me virusin që nga muaji mars, kur tha se filloi të përjetonte ethe dhe dhimbje koke.“Ju lutemi merreni seriozisht këtë. Unë thjesht kam dashur t’ju tregoj sasinë e flokëve që po më bien nga koka si rezultat i Covid”, tha Milano në video.Duke mbajtur në dorë një grumbull të madh flokësh para kamerës ajo shtoi, “Një krehje, kjo është humbja e flokëve nga Covid-19. Vendoseni atë dreq maske”.Milano ka muaj që vuan me disa simptoma dhe ka reaguar vazhdimisht në Instagram për të ndërgjegjësuar ndjekësit:“Unë kurrë nuk kam qenë kaq e sëmurë. Gjithçka është dëmtuar. Nuhatja. Ndihesha sikur një elefant ishte ulur në gjoksin tim. Unë nuk mund të merrja frymë. Nuk mund ta kaloja ushqimin. Kam humbur 9 kile në 2 javë.“Unë në thelb kisha çdo simptomë të Covid”, shkruante Milano, duke shtuar se megjithëse kishte dalë dy herë negative për virusin, ajo i ka pasur të gjitha simptomat.Së fundmi dhe një studim i publikuar nga  CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), bëri me dije se COVID-19 ndikon në rënien e flokëve. Sipas tyre rreth 26% të personave që kanë përjetuar simptoma afatgjata të koronavirust, kanë treguar se kanë përjetuar rënie flokësh.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *