• |
ide | kryesore

Ish-asistentja: Puna me Ellen si filmi ‘Djalli vishet me Prada’

-Instant, Paparazzi, Slider



Ajo e ka krahasuar punën tek Ellen me filmin “Djalli vishet me Prada”, ku: “Secili nga pjesëtarët e stafit duhet të japë më të mirën, të punojë jashtë orari pa pagesë ekstra, e nëse kërkon edhe një të drejtë bazike, si një shishe ujë gjatë ditëve të nxehta, menjëherë të tregohet dera”. Ish-asistentja e kamerës ka rrëfyer se spektakli ishte një garë e vërtetë, ku çdokush duhet të japë më të mirën, që t’ia dalë në fund të vitit.“U bënte e qartë që secili duhet ta kishte për nder që në CV do të kishte spektaklin e Ellen si përvojë pune. Kur Ellen bënte hyrjen e saj në studio, askush nuk duhet të ishte prezent aty”, ka thënë gruaja në fjalë për një intervistë në një radio australiane. Ajo ka shtuar se ndihet e zhgënjyer nga artistë si Ashton Kutcher, Katy Perry apo Orlando Bloom të cilët kanë parë mënyrën si trajtohen punëtorët dhe nuk kanë ngritur zërin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *