• |
ide | kryesore

Shpallet në kërkim edhe vëllai i autorit të vrasjes në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim edhe vëllanë  e autorit të vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Shkodër, ku viktima ishte Gledis Kraja.

I kërkuarit i dytë është Stjuart Smakaj, vëlla me Sebastian Smakajn, personin që dyshohet deri tani se deri breshëri plumbash mbi shokun e tij Kraja.

Stjuart Smakaj është larguar bashkë me Sebastian Smakajn pas vrasjes që kanë kryer.

Gledis Kraja ishte duke qarkulluar me një makinë në rrugën “Daniel Matlija”, kur u qëllua me 14 plumba automatiku. Ai ndërroi jetë në spital.

Kraja ishte shok me dy autorët e vrasjes, me të cilët ka shkëmbyer komente në Fb.

Në foto: Viktima Gledis Kraja, ish-futbollist me të rinjtë e Vllaznisë.

Image

Në foto më poshtë, Sebastian Smakaj, kampion i Taekwondo i Vllaznisë:

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *