• |
ide | kryesore

“Nëse mbrohesh kështu, PSG të fut 3 gola”: Ferdinand paralajmëron Bayern

-Instant, Sport



E në fund, ashtu si parashikohej, do të jetë PSG-Bayern. Finalja e kësaj Champions League të cuditshme do të vendosë përballë kampionët e skuadrës franceze e makinën e golave gjermane. Shumë e fortë skuadra e Flick për Lyon të Rudi Garcias, që megjithatë bëri atë që mundi, duke e frikësuar jo pak në fillim të takimit, që mund ti ndryshonin fatin ndeshjes. Por Depay e të tjerët nuk janë në mbrëmjen e duhur e bavarezët me marshin e duhur janë të papërballueshëm. Vetëm se, duke luajtur kështu kundër Neymar e Mbappè, gjërat mund të bëhen të dhimbshme. Kjo është teoria e Rio Ferdinand, që duke komentuar ndeshjen në BT Sport paralajmëron gjermanët.

“Mënyra me të cilën ky Bayern vendoset në fushë, me presing lart për të rimarrë menjëherë topin, e lë skuadrën gjermane shumë vulnerabël në mbrojtje. E masakruam Guardiolën se ndryshoi mënyrën e tij të lojës kundër Lyon, por tani i takon Flick të modifikojë principët e tij. Nëse Mbappè, Neymar e Di Maria do të kenë rastet që Lyon pati, Bayern do ta gjejë vetën 3-0 para se ta kuptojë”. Në fakt, prapavija e Bayern u surprizua jo pak herë nga vertikalizimet e papritura,që nuk u finalizuan vetëm për shkak të pasaktësisë së sulmuesve francezë ose për shkak të ndërhyrjeve shpëtimtare të Neuer. Por me fenomenët e PSG më mirë të evitohen këto shaka.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *