• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Misteri i helmimit me çaj i “armikut” të Putin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një nga kritikët më të fortë të qeverisë ruse, Aleksej Navalni është shtruar në gjendje kome në pavionin e reanimacionit të një spitali në Siberi.

“Jam e sigurt se e kanë helmuar me qëllim,” i tha zëdhënësja i Navalnit Kira Jarmish stacionit radio Echo Moswky. Navalni u sëmur papritmas në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit. Avioni u ul në qytetin siberian të Omskit dhe 44-vjeçari u dërgua në spital. Atij i dhanë frymëmarrje artificiale dhe tashmë e kishte humbur vetëdijen.

“Ai është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme,” – konfirmoi për gazetarët një mjek që kujdeset për të. Ai nuk dha detaje në lidhje me diagnozën.

“Helmimi është një mundësi”, – tha mjeku Anatoly Kalinichenko që shtoi se edhe “helmimi natyror” ishte një nga disa diagnozat që po shqyrtoheshin dhe se testimet po vazhdonin.

Sipas zëdhënëses së tij, Navalni mund të ketë pirë çaj me helm. Kjo ishte e vetmja gjë që kishte konsumuar para udhëtimit në avion. Në mënyrë të papritur ai humbi vetëdijen.

Një prej udhëtarëve në avion, Pavel Lebedev, postoi në mediat sociale një përshkrim të asaj që kishte parë.

“Në fillim të fluturimit ai shkoi në tualet dhe nuk u kthye. Ai filloi të ndjehej me të vërtetë i sëmurë. Ai po bërtiste nga dhimbja”, thuhet në postimin e tij.

Zëdhënësja i kërkoi policisë të vinte në spital. Mjekët qenë shumë të rezervuar dhe nuk i jepnin informacion. As mjekja e besuar e Navalnit në Moskë nuk është informuar për gjendjen e tij.

Navalni është njëri nga krerët e opozitës liberale në Rusi dhe një nga kritikët më të spikatur të Presidentit Vladimir Putin. Edhe në të kaluarën thuhet se janë bërë përpjekje për atentate ndaj tij. Sipas zëdhënëses së tij, ky është rasti i katërt dhe më seriozi deri tani. Dy herë ka pasur atentate ku e kanë goditur me bojë – një herë i kanë shkaktuar probleme për sytë kur rrezikoi të humbiste shikimin.

Vitin e kaluar, kur ndodhej në burg, Navalni u trajtua në spital për shkak të dyshimit se kishte alergji. Ai dyshoi në atë kohë se mund ta kishin helmuar.

Navalni ka shumë armiq brenda elitës politike dhe ekonomike të Rusisë. Fondacioni i avokatit në mënyrë të përsëritur ka zbuluar raste të korrupsionit dhe stilit të jetesës dekadent të përfaqësuesve të aparatit rus të pushtetit. Për këtë qëllim, ai publikon kërkime të hollësishme në rrjetet sociale, ku arrin një audiencë prej miliona personash. Navalny ka organizuar vazhdimisht protesta mbarëkombëtare në vitet e fundit. Dhjetëra mijëra vetë e kanë ndjekur thirrjen e tij – kryesisht të rinj.

Alexei Navalny, një avokat dhe aktivist kundër korrupsionit, ka vuajtur shumë dënime me burg vitet e fundit për organizimin e protestave kundër Kremlinit ku është sulmuar fizikisht në rrugë nga aktivistë pro-qeveritarë.

Rusia mban zgjedhjet rajonale muajin e ardhshëm dhe Navalny me aleatët e tij janë duke u përgatitur për to, në përpjekje për të shtuar të mbështetjen për kandidatët e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax Navalny kishte pirë një filxhan çaj në një kafene të aeroportit Tomsk para se të hipte në avion. Interfax citoi pronarët e kafeneve të thoshin se ata po kontrollonin kamerat e sigurisë për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Navalni është arrestuar disa herë prej vitit 2011 kur u shfaq publikisht si aktivist anti-Putin. Në 2018-ën kur ai u përpoq të garonte përballë Putinit për president, u ngritën ndaj tij akuza për mashtrime financiare. Ndërsa vitin e kaluar, fondacioni i drejtuar prej tij Anti-Korrupsion u shpall si mekanizëm i agjenturave të huaja.

Dyshimet për helmim të kundërshtarëve janë bërë disa herë për presidentin rus Vladimir Putin.

Në 2013-ën miliarderi rus Boris Berezovsky, i njohur si kundërshtar i ashpër i presidentit Vladimir Putin u gjetur i vdekur në banesën e tij në Askon, një qytet rreth 40 kilometra në perëndim të Londrës.

Policia britanike e quajti vdekjen e tij si misterioze. Ai ishte mik me ish-agjentin rus, Alexander Litvinenko, i cili vdiq në 2006 po në Londër i helmuar nga mbetje radioaktive, polonium- 210. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Kur Napoleoni arriti ne Moske me 14 shtator 1812, priste rezistence nga ruset dhe Cari, por nderkohe gjeti te gjithe qytetin te evakuuar.
    Ruset ia kishin mbathur neper pyje e kodrina dhe prisnin.
    Napoleoni fjeti ate nate ne pallatin e zbrazur te Carit. Pas mesnate, ruset nisin t’u vinin zjarre qytetit te tyre.
    Napoleoni veshtronte nga Pallati dhe tha:
    – Këta janë skithët!

    (..duke iu referuar fiseve barbare prej nga nje pjese e Rusise ka prejardhjen)

    1. Ja ka futur kot Napoleoni, se scythet skane pasur fare lidhje me sllavet! Perkundrazi, sllavet eliminuan barbarisht ato pak fise nomade scyth qe endeshin stepave. 🙂

      Por nje gje eshte e vertete. Jane muzhike. Me tere ato pasuri natyrore qe kane! Kur e imagjinon qe Gjermania me ato burime natyrore qe ka, quhet lokomotiva e EU, dhe shikon Rusine qe vetem me gaz mund te furnizoje gjithe boten, hapu dhe thuaj!

  2. Gjithmone e kisha menduar si mbinjerezor kete burre. I pati rezistuar cdo sulmi pa u lekundur fare. I vetmi politikan apo aktivist i mbetur realisht frymezues ne Europe, dhe pse jo ne bote. Shpresoj t’ja hedhe, por nuk e kuptoj pse merr kaq pak vemendje ky qe i reziston ballazi nje nga te keqijave me te medha sot ne bote, nderkohe qe nobelet e paqes rezervohen per njerez si Obama qe nuk ka bere asnje sakrifice as per lirine, as per paqen e as per demokracine. Gjera absurde, qe thjesht zhvleresojne cmimin Nobel, sepse nderkohe qe Navalny do mbetet nje shkolle kuraje per kedo qe tenton rrugen e veshtire te perballjes pa kompromis me te keqen, Obama do vazhdoje te frymezoje vetem llomotitesit profesioniste si lali ersat.

  3. Nuk po ja paguan sorrosi spitalin Navalni-se?
    Sa % te votoave ka marre neper votime 10 vitet e fundit zoteria?
    Boll helmoi veten se la nam, helmim per PR.
    Se po tu qep KGB/Ceka/SBU/SRV nuk ngelesh i gjalle.
    Sa keq se nuk po gjen sorrosi budallenj edhe ne rusi qe te vere ne krye nje si ne shqiperi edhe ta mjele rusine sic po e rrjep shqiperine keto 30 vjet.

  4. Nuk ka nevoje Putin te vrase oponentet politike. Derisa te jete gjalle i ka ne xhep votat e ruseve.
    Keta lloj oponentesh jane peshe pupel perpara tij. Ai do qe ti kete si garniture per te krijuar iluzion demokracie. Dikush tjeter eshte i interesuar per ti vrare me qellim qe ti faturohen atij.

  5. Punonjësit e SHIK marrin urdhër për të asgjësuar personat që i pengojnë në marshimin për shtypjen e protestave. Por më kriminal është një tjetër urdhër për mobilimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi dhe Burrel për të luftuar në Jug. Me rezervistë, Gazidede, në koordinim me Berishën, u referohet militantëve të PD-së. Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë. Këto urdhra nxjerrin në pah strategjinë për të përfshirë në konflikt të armatosur qytetarë të zonave të Veriut me qytetarë të zonave të Jugut.

    Në 3 mars 1997 është lëshuar një tjetër urdhër sekret për të dislokuar në Fieri 9 tanke nën komandën e Isamedin Haxhisë, vëllain e Izet Haxhisë, i cili në atë kohë ishte truproja i Sali Berishës. Nje lloj si salihu dhe putin i Helmon kundershtaret zhulali gazidede pashko hajdari dhe shume te tjere

    1. O kar, po ju komunistet shkateruat komplet shtetin shqiptar me 1997!
      E paskan pasur fajin ca rezerviste ne Bulqize??????
      Shko mbytu ne Vjose o lamash!

  6. Ore 09.48 ai 21 janari do te zbardhet apo ci qi robt. Nje gje po te them, nga pidhi i kurves komuniste vetem kopila vrases perversa do te dalin ne drite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *