• |
ide | kryesore

“Konkuronim për çdo gjë, edhe për femra, kështu u zumë”: Edmundo tregon rivalitetin me Romárion

-Instant, Sport



Shokë skuadre, por edhe rivalë, pastaj kundërshtarë, miq, por edhe armiq. Gjatë karrierës së tyre si futbollistë Edmundo e Romário nuk kanë lënë asgjë pa bërë. Në kombëtaren braziliane, tek Vasco da Gama e natyrisht edhe kur luanin në kontekst tjetër. Një rivalitet që për vite ka bërë zhurmë në Brazil, një rivalitet që në disa momente ka sjellë edhe sherr.

Pikërisht për këto momente ka folur Edmundo gjatë programit “Bate-bola Debate” transmetuar në kanalin e Fox Sports: “Nuk do doja të flisja keq për Romário, sepse i jam shumë mirënjohës atij. Më ka ndihmuar shumë gjatë karrierës sime” – ka thënë në fillim O’Animal që pastaj ka shtuar – “Në fillim ai ishte shumë më i famshëm se unë, shkonim në lokale e njerëzit donin autografin e tij, por ai refuzonte. Pastaj nisi konkurenca për një vend në kombëtare, e jo vetëm. Për cdo gjë niste një sfidë, në ndeshje volejbolli në plazh e edhe për të fituar një femër. E kështu nisëm pastaj të ziheshim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *