• |
ide | kryesore

5-vite të suksesshëm, Dua Lipa kujton lançimin e projektit të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës në mbarë botën dhe është në kulmin e karrierës së saj, e cila vjen gjithmonë në ngjitje.

Ajo është artisja më e dëgjuar femër dhe albumi i saj i fundit ka rezultuar një sukses i vërtetë, ndërsa shqiptarët s’mund të ndiheshin më krenarë se kaq!

Gjithçka për këngëtaren shqiptare nisi pesë vite më parë, kur ajo publikoi projektin e saj të parë të titulluar “New Love”.

Kjo këngë ishte hapi i saj i parë drejt rrugëtimit që po bën sot dhe ishte puna e parë që e ndihmoi të bëhet e famshme në mbarë botën.

Tashmë, të gjithë dëgjojnë muzikën e këngëtares shqiptare dhe fansa nga e gjithë bota “e falenderojnë” Duan që mori guximin të publikojë “My Love”, për t’u kthyer në të ardhmen në artisten e tyre të preferuar.

“Sot 5 vite më parë publikova këngën time të parë MY LOVE. Faleminderit që më keni ndjekur gjatë këtyre viteve. I numëroj çdo ditë bekimet e mia.”- ka shkruar Dua krahas një videoje të vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *