• |
ide | kryesore

Basha: 23 gushti, paralajmerim për ata që keqpërdorin vullnetin e popullit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur sot tek 23 gushti, dita e kujtesës së viktimave të shkaktuara nga sistemet totalitare, duke e cilësuar këtë datë si një paralajmërim për ata që keqpërdorin vullnetin e popullit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkroi se respekti për viktimat e sistemit komunist, një ndër më të egrit në Europë ,duhet të jetë pjesë e rëndësishme në historinë modern të Shqipërisë.

Megjithatë në këtë qëndrim, kryedemokrati nuk ka lënë pa prekur aktualitetin, kur thotë se projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë si dhe zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Publikimi i plotë i Bashës

23 gushti është dita e kujtesës për viktimat e sistemeve totalitare por dhe paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin.

Kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm, janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane.

Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh të lidhur me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë si dhe zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice.

Historia e re e Europës është dëshmi e qartë e fundit pa lavdi të çdokujt që është përpjekur të sundojë me forcën e autoritarizmit. I tillë është fundi i këtij projekti, projektuesve dhe ndihmësve të tij. Shqipëria do të jetë si gjithë Europa, demokratike, e lirë, e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi dhe shanse për të gjithë shqiptarët.



8 Comments

  1. A thu te jete e vertete qe qenka kthjellu…!!! Veshtire…!!! E pabesueshme…!!! Ah! Se u kujtova nuk flet ne veten e pare…!!!
    Kush i nxjerr (me zot besoj) keto ne korr (bashke me ekipin establishment ne vend) me “fol” gjithe kohes krejt bosh, pa thene asgje…!!!
    Nese kjo qe ka ndodh e po ndodh quhet moderne (kohe moderne thote lektori) atehere nuk di se kush mund te quhet modernizim ne Shqiperi…!!! Ah! Se u kojtova per modernizimin flet ne veten e pare (dhe fillon me kryeministrin e Ri)…!!!

  2. ;;;;; Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice. ;;;;;;;

    Ja mjafton te lexosh te tila fraza shabllone qe nuk thone asgje per te kuptuar se sa imagjinate ne fjalimet e tij ka ky njeri .

  3. O luli na i rotto sheleget para disa ditesh shqiptarve u the ne si parti kriminelesh hajdutesh pa meshir kush shkon me pushime ne ver ne do ti paguajm ti luli mos degjo komshiun per tek detti shqiptaret keto Ballet e tu ha nuk i han.

  4. Lulo, gojet e liga thone qe ke punu kamarier ne Rinas. Eshte e vertete?
    Jo per gjo po dihet se kush punonte kamarier, berber, elektricist ne Rinas, te Dajti, 15 katshi….

    Mos ta ka Sala dosjen te sirtari edhe ty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *