• |
ide | kryesore

Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet 52-vjeçari nga Kruja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në fhashtin Zall të Krujës. Shtetasi A.K kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij.

”Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.K., 52 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, shtetasen I.K., për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”, informon policia.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasi I.S., 43 vjeç, më detyrë kryeplak i fshatit Zall, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *