Aktorja Lea Michele dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, sipas një burimi pranë revistës People.

 “Ata janë të lumtur dhe ajo është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë burimi.People po ashtu konfirmon se çifti e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin, Ever Leo.Një burim konfirmoi shtatzëninë e Michele për People në prill, duke shprehur se ajo dhe Reich kanë dashur gjithmonë të jenë prindër’.Që kur njoftoi lajmin për shtatzënin, Lea ka shpërndarë një sërë fotografish duke treguar çdo moment të ndryshimit në jetën e saj.