• |
ide | kryesore

FOTO/ Luftë me policinë, arrestohet shqiptari në Maltë i kërkuar për vrasje të 2-fishtë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në Maltë, nën dyshimin se ka kryer një vrasje të dyfishtë në këtë shtet, pak kohë më parë. Daniel Muka nuk iu dorëzua lehtësisht policisë të cilës i është përgjigjur me armë në qytetin maltez të Florianës. Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit, shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas. Bankieri Pandolfino 58 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, Macejovski, 30 vjeç, me profesion koleksionist të veprave të artit, u ekzekutuan në banesat e tyre.

Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka. Ky i fundit ka edhe rekorde më parë kriminale. Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët. /BW

foto galeri foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *