• |
ide | kryesore

Messi, futbollisti që heq një president: Bartomeu drejt dorëheqjes

-Instant, Sport



Pas komunikimit të Lionel Messi se dëshiron të largohet nga klubi katalanas, duke aplikuar klauzolën e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, që shkaktoi një kaos mes tifozëve e drejtuesve blaugrana, presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu është gati të japë dorëheqjen, duke pranuar kërkesën e Këshillit drejtues. Mbledhja urgjente, në fakt, kishte bërë që drejtuesit e klubit të kërkonin nga presidenti të bënte mënjanë. Skenar që, nëse konfirmohet, mund të ndryshojë fatin e Messi.

Dilemat për të ardhmen e numrit 10 vazhdojnë të pasurohen me detaje. Kur dukej se kishte marrë një drejtim të qartë, vjen tashmë një lëvizje tjetër e pas “burofax-it” të famshëm me të cilin argjentinasi ka komunikuar zyrtarisht dëshirën për tu larguar menjëherë me parametër zero nga klubi që e rriti, nga Barcelona hapen skenarë të tjerë që cojnë në revolucionin e shoqërisë përpara atij në fushë.

Sipas Tyc Sports, emitenti argjentinas që për herë të parë ka folur për komunikimin e Messi, presidenti Josep Bartomeu ka dhënë dorëheqjen. Vendimi ka ardhur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të klubit pas cështjes-Messi. Një zgjedhje që, nëse konfirmohet me fakte, do të trondiste sërisht skenarin për të ardhmen e Messi, që kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës.

Raportet mes Messi e presidentit Bartomeu janë të thyera e pas ngjarjeve të fundit, nga fjalët e Koeman tek zgjedhja për të lënë të lirë Suarez e Vidal, kanë mërzitur edhe më shumë Pleshtin. A është dëshirë për të ndryshuar ambjent, apo strategji për të larguar numrin 1 të klubit, do të jetë koha që do ta saktësojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *