• |
ide | kryesore

Messi largohet nga Barcelona: ‘Pleshti’ thyen heshtjen me një follow… ndaj Manchester City

-Instant, Sport



Deri dje dukej e pamundur, por Lionel Messi pas 20 vjetësh ka thyer mardhëniet me Barcelonën. Pleshti ka komunikuar me një fax, klubin katalanas, se ka ndërmend të largohet nga blaugrana e se dëshiron të ushtrojë klauzolën e zgjidhjes së njëanshme, që është prezent në kontratën e tij. Një tërmet i vërtetë futbollistik që ka tronditur gjithë botën e futbollit, që tani kërkojnë të mësojnë se ku do të luajë argjentinasi në sezonin e ardhshëm.

Messi ka heshtur deri tani, por nga profili i tij në Instagram vjen një sinjal që mund të interpretohet si një detaj i vogël: numri 10, në fakt, ka nisur të ndjekë Manchester City, që është një nga klubet në vijën e parë të pretendentëve për blerjen e tij.

Për më tepër, në Manchester, Messi do të rigjente mikun e tij Guardiola, me të cilin në Katalonjë ka fituar gjithcka: kaq ka mjaftuar për të cmendur nga gëzimi tifozët anglezë, që po ëndërrojnë me sy hapur. Mund të jetë vetëm një follow, por në këtë situatë është më shumë se një e dhënë vendimtare…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *