• |
ide | kryesore

Tronditet Chelsea, 8 lojtarë me Covid-19: janë infektuar në Mykonos

-Instant, Sport



Përgatitjet e Chelsea në prag të sezonit të ardhshëm duken në vështirësi. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail janë tetë lojtarë të Blues që janë infektuar me koronavirus. Telegraph bën të ditur se 6 lojtarë kanë virusin e dy të tjerë janë në karantinë për shkak të kontaktit të ngushtë me personat e goditur. Sipas shtypit anglez lojtarët që kanë rezultuar të infektuar janë Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic e Fikayo Tomori të gjithë në vetëizolim sipas linjës së orientuar nga qeveria.

Ajo që shtypi anglez aludon është se lojtarët janë infektuar gjatë pushimeve në ishullin grek të Mykonos, përpara nisjes së grumbullimit për pre-kampionatin në fundjavën e kaluar. Flitet se edhe Jorginho, Ross Barkley, Emerson e Michy Batshuayi janë në karantinë, pasi janë larguar nga selia qendrore e Chelsea.

Sheffield United, Brighton & Hove Albion e West Ham janë ndër klubet e tjera të Premier League që kanë sinjalizuar raste pozitiviteti ndaj koronavirus në javët e fundit. Skuadra e Frank Lampard, që ka mbërritur e katërta sezonin e kaluar, do të nisë Premier League me ndeshjen kundër Brighton në 14 shtator.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *