• |
ide | kryesore

Inter një hap nga Kolarov: serbi ka thënë po, pengesa është Roma

-Instant, Sport



Një lëvizje e vendosur dhe e shpejtë. Inter ka punuar nën rrogoz e tani është një hap nga zyrtarizimi i blerjes së Aleksandr Kolarov nga Roma. Mbrojtësi serb ka qenë kërkesa specifike e Antonio Contes e lojtari ka dhënë aprovimin e tij për transferimin në zikaltër. Në skadencë në 2021, Inter duhet të gjejë një akord ekonomik me Romën: verdhekuqtë kërkojnë 2 milionë euro, oferta zikaltër është vetëm pak më e ulët. Akordi përfundimtar duhet të vijë së shpejti.

Kualitet e eksperiencë, sidomos me një kapacitet për të luajtur rol të dyfishtë. Kolarov është një i preferuar i Conte e duke parë situatën kontratuale, si edhe performancat e mira të muajve të fundit si qendrori i tretë difensiv tek Roma, tekniku zikaltër ka kërkuar një ndërhyrje të drejtuesve të klubit për të marrë lojtarin.

Personalitet e rrezikshmëri edhe në goditjet standarte, armë që Inter duhet të provojë ti përmirësojë. Mbetet për të gjetur një akord ekonomik me Romën, që duhet të shesë, ndërsa ai me lojtarin është arritur në mënyrë informale. Ftohet pista që të con tek Emerson Palmieri i Chelsea, duke qenë se Blues nuk kanë lëvizur nga kërkesa e 25 milionë euro për mbrojtësin anësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *