• |
ide | kryesore

Kënga re e The Weeknd, dedikim për Bella Hadid

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari The Weeknd ka publikuar së fundmi këngën “After Hours” dhe fansat kanë nxitur spekulimet se është një dedikim për modelen Bella Hadid.

Kënga flet për pendesën e gjithë kohës së kaluar pa Bella-n.”Mendova se vdiqa në ëndrrën time sërish duke luftuar për jetën, s’mund të merrja frymë ,zemra ime të përket ty,Do rrezikoja çdo gjë për ty,kësaj here nuk do të shkoj. Dua të kem fëmijë me ty mbrojtja, s’do të na duhet”. The Weeknd ishte  gati për t’i propozuar per martesë Bella-s. Në 2018-in çifti ishte më i dashuruar se kurrë dhe mediat raportuan se këngëtari do ti propozonte për martesë.Në gusht të 2019-ës, Bella dhe The Weeknd i dhanë fund marrëdhënies, ndarje të cilën sipas tekstit të këngës e ka përjetuar keq:”Orët e mia më të errëta, vajza ndihem kaq vetëm në një dhomë të mbushur plot. Ka plot vajza në pistë, që përpiqen të më shpërqëndrojnë mendimet e mia për ty. Jam kthyer në burrin që kam qenë dikur. Fle gjumë vetëm për të të patur më afër në ëndrrat e mia. S’dua të zgjohem vetëm nëse ti je pranë meje. Dua vetëm të të telefonoj dhe të them.”Duket sikur Abel kërkon që Bella t’i kthehet sepse kësaj here “nuk do t’ja thyej zemrën”, siç bëri kur u nda dhe u  lidh më pas me Selena Gomez.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *