Aktorja Emma Roberts konfirmoi për herë të parë lajmin e shtatzanisë.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram , Emma postoi një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe zbuloi se ajo dhe partneri i saj Garrett Hedlund do të bëhen prindër të një djali.”Unë dhe dy djemtë e mi të preferuar!”- shkruajti aktorja poshtë fotos.Roberts dhe Hedlund janë parë për herë të parë bashkë në mars të 2019-ës në New York, pak javë pasi kishin nisur zërat për romancën mes dyshes. Garret ka qenë ish- i dashuri i Kirsten Dunst përgjatë viteve 2011-2016.