• |
ide | kryesore

Clarke Peters: Chadwick Boseman ishte një hero

-Instant, Paparazzi, Slider



Clarke Peters ka shpërthyer në lot, ndërsa ka folur për Chadwick Boseman në “Good Morning Britain”.

Aktori diskutoi rreth  vdekjes së aktorit i cili vdiq të premten nga kanceri i zorrës së trashë.Clarke u shpreh e ‘misioni i Chadwick është kompletuar’ dhe njerëzit duhet ‘të festojnë’ për këtë aq sa të munden.“Ne kemi humbur një shpirt shumë të ëmbël. Kemi humbur një aktor të shkëlqyeshëm, kemi humbur një njeri me integritet”.“Nëse të gjithë kanë një qëllim në jetë, ai me siguri ka luajtur rolin e një heroi në shumë, shumë mënyra”.“Për shumicën e njerëzve me ngjyrë, ne kishim nevojë për këta heronj që nuk janë vrasës, që nuk janë grabitës, të cilët nuk janë të varur nga droga. Ky ishte brezi im”. tha Clark.Boseman vdiq ditën e premte pranë familjes së tij në Los Angeles.Ai ka lënë pas gruan Taylor Simone Ledward, me të cilën nuk kishte fëmijë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *