• |
ide | kryesore

Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arrijnë vlerën më të lartë historike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rezervat e arit të Bankës së Shqipërisë arritën në fund të korrikut vlerën rekord të 147 milionë eurove.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se rezervat e arit janë rritur me 73% krahasuar me një vit më parë. Rritja e vlerës së arit ka ardhur njëkohësisht nga zgjerimi i investimeve të bankës qendrore në këtë instrument, por edhe nga rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në intervalin kohor korrik 2019-korrik 2020 vlera e arit është rritur me rreth 32% dhe ky ka rezultuar fitimprurës si instrument i investimit të rezervës valutore të vendit. Aktualisht, një onz ar kuotohet në vlerën e 206 mijë lekëve ose rreth 1660 eurove.

Kriza e Covid-19 dhe “përmbytja” e tregut me likuiditet për të ndihmuar ekonominë kanë rritur kërkesës për metale të çmuara, që perceptohen nga investitorët si asete më të sigurta për ruajtjen e vlerës në kohëra krizash.

Ari monetar përbën tashmë 3.6% të rezervës valutore të vendit, ndërsa në muajin maj kishte arritur peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë, me 3.9% të totalit. Pas rritjes së fortë të rezervës valutore nga fondet e eurobondit në muajin qershor, pesha specifike e arit pësoi një rënie të lehtë.

Eurobondi bëri që rezerva valutore e vendit që në mesin e këtij viti të kalonte për herë të parë kufirin e 4 miliardë eurove. Në fund të korrikut, vlera e mjeteve të rezervës ishte 4.12 miliardë eurove ose afërsisht sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shumë është gati katër herë sa deficiti i llogarisë korente të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja në nivele kaq të larta pritet të jetë e përkohshme, pasi një pjesë e eurobondit do të përdoret për shlyerjen e atij të vitit 2015, që maturohet në vjeshtë, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret në funksion të programit të rindërtimit dhe mbulimit të deficitit buxhetor.

Në harkun e pesë viteve të fundit, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë është zgjeruar me 56%. Rritja është bërë kryesisht përmes blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë për valutë, por edhe zbutjen e goditjeve eventuale që mund të cënojnë stabilitetin financiar të vendit, shkruan revista monitor.



2 Comments

  1. E care rendesie ka sa jane rezervat e arit ne banken e rilindjes ? Edhe ne qofte se jane me te

    medha se te Bankes federale te USA per popullin e njejta gje eshte, asnje qindarke nuk perfundon ne

    permiredimin e gjendjes ekonomike te popullit, te gjitha jane per ata, ata, ata pushtetmbajtesdit e

    cdo krahu dhe nje tgrupi te vogel te lidhur me ta. Ata kane pushtetin, ata kane bankat, ata kane thesarin,

    ata kane vilat, hotelet resortet bizneset ndersa ne kemi burgjet per tu futur kur s’mund te paguajme fa

    turat e dritave apo kur bejme ndonje riparim pa leje apo kur bejme krimin e madh te protestes

    kunder shembjes se paligjshme te shteoive per te ndertuar oligarket dhe mafia shteterore.

    Ah se gati harrove, kemi litarin per tu varur, ballkonoin per tu hedhur dhe lumin apo detin per t’u

    mbytur. dhe e meritojme derisa krto mjete te thjeshte nuk i perdorim kunder tyre, ketyre armiqeve

    te vertet te popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *