• |
ide | kryesore

Wijnaldum blerja e parë e Koeman, Coutinho ‘i ngec’ në derë: Barça, -160 milioni euro vetëm nga rrogat

-Instant, Sport



Nëse dilema e madhe lidhet me Messi e të ardhmen e tij, realiteti i Barcelonës lidhet me projektin për të kursyer sa më shumë të jetë e mundur. Përtej asaj që mund të arkëtohet nga klauzolat e zgjidhjes së kontratës, daljet e dëshiruara nga klubi e të miratuara nga Koeman, po e mbushin arkën e klubit blaugrana. Rakitic e Arthur, plus Vidal, do ti sjellin një kursim prej 40 milionësh klubit për sezonin e ardhshëm.

Nëse shtojmë kursimin e lidhur me largimet e Messi e Suarez, atëherë shumës i shtohen edhe 120 milionë euro të tjerë. Rezultat i shkëlqyer nga ana ekonomike, por në anën teknike duhet parë. Koeman ka treguar deri tani se nuk është i lidhur vecanërisht me organikën aktuale blaugrana. Qartësitë e vetme janë në mesfushë, që do të riniset nga Pjanic e një i preferuar i teknikut si De Jong. Edhe blerja e parë e Koeman do të jetë pikërisht në mesfushë: Georginio Wijnaldum do të vishet blaugrana, me kërkesë të teknikut të ri të Barceloës. Sipas ‘De Telegraaf’, mesfushori hollandez do të firmosë me blaugrana për tre sezone, ndërsa Liverpool do të përfitojë një shifër mes 15 e 20 milionë euro.

Cështje për tu zgjidhur edhe edhe ajo e Coutinho. Pas një viti huazim tek Bayern Mynih, Philippe Coutinho rikthehet tek Barcelona. Bavarezët, ashtu si dihej prej kohësh, nuk e kanë ushtruar të drejtën e blerejes e tani sulmuesi brazilian do të vihet në dispozicion të Ronald Koeman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *