Shumë plateale dhe e dhunshme goditja me top ndaj arbitres së linjës, edhe pse e pavullnetshme: Novak Djokovic me mendje të qetë ka kërkuar falje për atë që ndodhi në Us Open. Pasi doli nga fusha pa I dhënë dorën arbitrit, serbi e ka menduar gjatë dhe shpreh pendesën e tij në Instagram: “Gabova, më vjen keq. Duhet të punoj mbi zhgënjimin tim e ta transformoj gjithcka në një mësim”.
“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtetë të trishtuar e bosh. U interesova për gjendjen e arbitres të linjës, e turneu më ka thënë se falë Zotit ndihet mirë. Jam shumë i keqardhur që krijova kaq stress. Në mënyrë të pavullnetshme. Në mënyrë të gabuar. Nuk po e zbuloj emrin për të respektuar privatësinë e saj. Për sa i përket skualifikimit, duhet të punoj mbi zhgënjimin tim e ta trasformoj gjithcka në një mësim për rritjen time si lojtar e njeri. Kërkoj ndjesë turneut Us Open e të gjithëve për sjelljen time. I jam mirënjohës skuadrës dhe familjes që kanë qenë mbështetja ime e tifozëve që janë gjithnjë me mua. Faleminderit e më vjen shumë keq” lexohet në mesazhin e Nole.
Djokovic është skualifikuar në 1/8 e finales për arsye se goditi me top arbitren e linjës: nervoz se humbi setin 6-5, kampioni serb ka goditur pa parë një top drejt fundit të fushës, duke goditur në fyt gruan. Gjest që I kushtoi përjashtimin nga turneu.
Sportist,para kamerave, dhe sulmon nje grua. Imagjino po te mos ishte para kameres, mos te ishte i njohur se cdo bente shkau.Ketyre serbeve as kafshe si thua sot,se jo me njerez
Sportist,para kamerave, dhe sulmon nje grua. Imagjino po te mos ishte para kameres, mos te ishte i njohur se cdo bente shkau.Ketyre serbeve as kafshe si thua sot,se jo me njerez
O PATRIOT I KOSOVES ,PO AJO ISHTE KREJT RASTESISHT. ATE DHE TE DUASH TA BESH ME QELLIM SE BEN DOT.