• |
ide | kryesore

Përplasja me Turqinë/ Pse për Greqinë, beteja e Salaminës nuk ka përfunduar kurrë

Arkiva, Planet, Të fundit



Në 2500 vjetorin e fitores historike të Athinës, tensionet e rritura me Turqinë evokojnë tek Greqia rolin e saj si ruajtësit e portës së Evropës

Nga John Psaropoulos*

Për një grek të kohëve tona është e pazakontë që të duartrokasë një tragjedi të antikitetit me përpikmëri. Por në korrikun e këtij viti, një sjellje në skenë e veprës së Eskilit “Persianët” nga Teatri Kombëtar Grek, u prezantua me shumë drita dhe splendor në skenën e vjetër teatrale të Epidaurosit, i pranishëm ishte dhe kryeministri grek. Drama flet për fitoren e mahnitshme të athinasve në betejën ujore të Salamisë në vitin e largët 480 p.e.s, ku 300 anije athinase mposhtën flotën persiane me 4 herë më shumë anije. Fitorja historike i siguroi Athinës një vend të pavdekshëm si fuqi detare në Egje dhe i dha jetë demoracisë inspiruese të saj në Greqinë e Lashtë.

Shfaqja ishte programuar si një ndër shumë evenimentet për të përkujtuar 2500 vjetorin e betejës. Ndonëse vendi është nën frikën e një vale të re të coronavirus, autoritet greke ende nuk e kanë të qartë se si do të zhvillohen eventet në 29 shtator ku mendohet se ka ndodhur dhe ngjarja. Por vetëm disa ditë më parë një performancë në Epidauros, grekët duket se po përpiqen të përqafojnë një përsëritje të saj.

Në 21 Korrik, Turqia deklaroi se anija e saj kërkimore, Oruc Reis, do të kalonte në ujërat greke për të parë nëndetin nëse ka pasuri si nafta apo gazi. Për dy ditë me rradhë, anijet greke dhe turke u vendosur në pozicion luftimi përgjatë Egjeut dhe Mesdheut Lindor, përpara se të ndërhynte Gjermania që shtyu presidentin Turk, Erdogan, që të deklaronte se misioni do të shtyhej. Tensionet në lidhje me territorin detar është rritur për vite me radhë në Egje dhe pak besojnë se tensioni ka arritur kulmin. Në 13 Gusht, Greqia mbajti një stërvitje ushtarake në Egje me Francën si partnere, i vetmi vend në BE që me sa duket është e përgatitur që të ofrojë mbështetje ushtarake në rast të ndonjë lufte. Ndërsa Greqia vazhdon të kërkojë një asistencë nga Izraeli, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Që prej betejës së Salamisës, grekët e kanë konsideruar veten si mbrojtësit e Europës Lindore, vetë Eskili ka luftuar në atë betejë dhe në veprën e tij ai ndërton diferencat mes sistemeve politike të Athinës demokratike dhe Persisë monarkike. Gjatë vënies në skenë të kësaj pjese këtë verë, audienca shpërtheu në duartrokitje kur mbretëresha persiane Atosa pyeti për grekët se “Kush qe i pari dhe komandanti i ushtrisë së tyre” dhe kori iu përgjigj “Ata i thonë vetes se nuk janë skllevër të askujt, as se nuk i binden asnjë njeriu.”

Natyrisht edhe grekët kishin një komandant. Arkitekti i fitores së tyre në betejën e Salamisës ishte gjenerali i ri athinas, Themistokliu, i cili neutralizoi forcat numerike të persianëve duke i detyruar të luftojnë brenda një ngushtice të tokës ku ndodhej porti i Pireut dhe ishullit të Salamisës. Duke përdorur një strategji mashtrimi, Themistokleu i dërgoi informacione të rreme Kserksit se anijet greke po linin pozicionet e tyre si pasojë e frikës në errësirën e natës. Historiani i antikitetit Herodoti na tregon për këtë betejë dhe se si anijet e Kserksit bllokuan ngushticën dhe njerëzit e tij ndejtën në pritje gjithë natën. Në mëngjes një grup prej anijeve greke inskenuan një ikje nga beteja, ndërsa persianët e verbuar nga fitorja i ndqoën pas duke besuar se do t’i vrisnin ndërsa pjesa tjetër e flotës greke lëvizi në krahun e kundërt duke rrethuar persianët.

Zbulimet e fundit arkeologjike zbulojnë se lidershipi i Themistokliut në kohë paqe ishte poa q madhështor sa në kohë lufte. Një gërmim në Pire nga Instituti Danez ka nxjerrë nga nëntoka shenjat e apra që strehonin anijet athinase që kryen sulmin, të quajtura trireme si pasojë e tre bankave të lundruesve. Bjorn Lovén, që i drejton këto gërmime shprehet se këto gjetje datojnë dy dekada para apo pas betejësmadje ai beson se me “shumë gjasë” ajo gjetje ishte pjesë e një triremi me 200 që Themistokliu e kërkoi të ndërtohej tre vite përpara betejës, kjo pasi një enë prej bronxi u zbulua në minierën e bronxit në Laurion.

Zbulimet e Lovén, me gjasë do të jenë pjesë e ekspozitës në nder të betejës së Salamisës në Muzeun Detar Helen në Shtator, përforcojnë edhe më shumë historitë në lidhje me Themistokliun që na vijnë nga antikitetit duke e përshkruar atë jo vetëm si një mjeshtër në strategji por edhe një politikan vizionar që krijoi flotën Athinase dhe çimentoi demokracinë Athinase. “Të gjithë klasat sociale rremonin dhe luftonin në trireme në betejën e Salaminës. Unë besoj se kjo betejë ishte një pikë kthese që krijoi një lidhje të fortë mes qytetarëve të Athinës. Kjo është rruga se si flota u kthye në një shtyllë të rëndësishme të demokracisë Athinase,”shkruan Lovén në një punim kërkimor të publikuar këtë të premte.

Teksa athinasit i hapën rrugë perandorive të mëvonshme si ajo e Maqedonisë, Romës apo dhe Bizantit, Egjeu ishte në fakt kufiri efektiv mes Europës dhe Azisë. Linja në fjalë nga ana gjeopolitike duket se u qetësua në 1923 kur Traktati i Loisanës vendosi kufijtë mes Greqisë moderne dhe Turqisë. Por tanimë po rikthehet në jetë duke shkundur pllakat tektonike ndërsa Turqia përpiqet të shtyjë edhe më tej kufijtë e saj detarë në Mesdhe.

Lëvizja e refugjatëve nga Azia dhe Afrika ka qenë një tjetër moment problematik. Në mars, qeveria Turka rrëzoi një politikë afatgjatë dhe inkurajoi azilkërkuesit që të kalojnë kufirin me Greqinë duke i ofruar kalimin në territorin e BE. Kjo politikë ishte manovër efikase në Turqi ku mazhoranca e mendimit publik është e tejngopur me 4 milion refugjatë në vend, por krijoi një çarje të madhe mes BE-së dhe Turqisë duke ngjallur një simpati dhe mbështetje për Greiqinë nga ana e vendeve të BE-së.

Kur kriza globale financiare falimentoi Greqinë në 2010, vendet partnere të eurozonës dërguan disa kredi emergjence nën kushte tejet të ashpra në lidhje me buxhetin e Greqisë. Asokohe, ish komandanti i forcave ajrore greke, pensioni i të cilit u përgjysmua falë kërkesave të vendeve europiane më tha “A e kanë harruar vallë ato Salamisën? A e kanë harruar ato Maratonën? A nuk janë luftra që meritojnë sadopak konsideratë sot? A nuk mund të hiqnin dorë nga prerja e të ardhurave tona për atë që kemi luftuar dikur?”

Pikëpamja është e tillë në Greqi, sidomos sot kur vendi shpenzon po aq për të paguar kreditorët e djeshëm sa për sigurinë e kufijve. Sot, njësoj si në 480 p.e.s, grekët përballen me një armik shumë më të fortë. Kundër flotës së frigatave të Turiqsë moderne, ndërkohë që flota greke është e vjetër me 50 vite. Ndryshe nga Themistokliu, qeveria aktuale nuk mund të përballojë një program ri armatimi. Në korrik, një marrëveshje për të marrë dy frigata franceze për vlerën 3.3 miliardë USD u konsiderua shumë e shtrenjtë.

Sot, ngushta e Salamisës është një zonë industriale, e mbushur me porte dhe terminale. Në një anë ndodhet baza kryesore detare në Greqi dhe në anën tjetër ujësjellësi i Athinës. Vetëm në ishullin e Salimisës ka gjurma të betjës. Një statujë bronzi të dy luftëtarëve të ngritur në 2006 qendron në vendin ku janë varrosur të vdekurit e 480 p.e.s Por Greqia ka vendosur që të hedhë disa parà aty ku tradita e saj gëlon. Në nder të këtij përvjetori Ishulli i Salamisës, pas të cilit ka marrë emrin dhe beteja, do t’i falet shuma prej 3 milion USD që bashkia nuk ka mundur ta paguajë./ LAPSI.al

—Z. Psaropoulos është një gazetar i pavarur me qendër në Athinë. Ai është korespondenti për Europën Juglindore për Al Jazeera. Blogu i tij personal është www.thenewathenian.com.



3 Comments

  1. Homeri, Herodoti, Eskili, neper veprat e tyre na i pershkojne helenet e ankititetit, si niper dhe pasardhes te pellazgo-ilireve dhe jo si pasardhes te kepte, te Aleksandrise/Egjiptit.
    Keto pena te medha, te ankititetit, ne pershkrimet e tyre per helenet, theksojne se ata jane; te gjate, bjonde, sy bojqielli, trima, te beses, a mundet qe te gjeni sot, qofte 1 grek qe te perngjasoje me helenet e ankititetit, ore vetem 1, per be!
    Greket e sotem follso, jane pasardhes te barbareve kepte, qe u dynden neper Epir dhe Peleponez, tipik afrikano-verior; te zinj, te shkurter, me tipare te paqarta, karakteristike e racave bastarde!
    Pra, gjithe historia dhe vetekzistenca e greqise se sotme, eshte nje mashtrim, nje fallsitet, nje komb qe pretendon historine e nje kombi qe ata vet e kane zhdukur, nje popull barbar, qe barbarine e tij e kane provuar ne kurriz, civilet e paarmatosur, grate, pleqte, femijte e vendeve fqinje. Nje shtet, qe genjeshtren e ka motto e ka kushtetute, mashtron boten me pseudohistorira, grabit historine e popujve qe ata vet i kane zhdukur, pretendon kulturen e dikujt tjeter, kur ata vete, jane barbare dhe kriminele ne gene, genjen BE, zonen EURO, genjen c’ti dale perpara, rremben c’te mundi, te vret paskraheve me pabesi dhe pastaj, qan e ankohet se fajin e ka viktima, tipike kepte, afrikane Aleksandrie!
    Detin Jon, na e vodhet, sic na keni vjedhur e vrare, ne Cameri, Arte, Janine, Preveze, grekerit jane te paret qe shfarosen me genocid, gjithe popullsine came, Hitleri eshte i dyti!
    Me TURQINE, beni shume kujdes, TURQIA te vjen hakut!
    TURQIA, s’merret me ju, per TURQINE ju s’ekzistoni!
    TURQIA PO PERGATITET PER TU MARRE ME PADRONET TUAJ, QE JU PERDORIN JUVE SI ZAGARE. TURQIA KA HESAPE ME; shba, be, france, izrael, gjermani, rusi, ME TE GJITHE KETA SEBASHKU.
    ATA E DINE MIRE SE KUSH ESHTE TURQIA PRANDAJ PERDORIN ZAGARET E TYRE; greqine, diktator sisi, diktator esadin, diktator hafterin, sponsoret e terrorizmit bae+familjen el saudite dhe rrombythje te tjera.
    TURQIA, ESHTE E PERGATITUR QE T’I BEJ BALLE, TE GJITHEVE BASHKE, NESE DUAN ME LIGJ NDERKOMBETAR E BISEDIME, NESE DUAN ME KOPACE, ATEHERE ME KOPACE!

  2. Sa keq per ju jorgot e sotem ortodokse qe helenet e djeshem NUK jane greket e sotem!!!!!

    Shkoni shkerdhehuni me priftin tani, t’ju fuse prifti gishtin ne bythe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *