• |
ide | kryesore

Berat/ Goditet me thikë një 20-vjeçar, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Arrestohet nga Policia e Beratit një 24-vjeçar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një tjetër të ri, 20-vjeçar.

I plagosuri është dërguar më pas me urgjencë në spitalin e Tiranës tregojnë uniformat blu.

“Zh., 24 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin R. H., 20 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *