• |
ide | kryesore

Miley Cyrus tregon si dieta vegane ndikoi në shëndetin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një bisedë me Joe Rogan në “Joe Rogan Experience”, këngëtarja foli për disa nga çështjet shëndetësore që përjetoi teksa ishte në dietë nga viti 2013 në 2019, pas së cilës vendosi ta lë atë.

“Unë isha vegane për një kohë shumë të gjatë dhe më është dashur të ha peshk dhe vitamina sepse truri im nuk po funksiononte siç duhet”, u citua këngëtarja e “Midnight Sky”. Problemet e tjera shëndetësore përfshinin dhimbje të forta në ije, derisa e kuptoi se kjo nuk po funksiononte mëKëngëtarja me famë ndërkombëtare kujtoi kohën kur ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth i kishte përgatitur ca peshq.

“Burri im më përgatiti ca peshq. Kam qarë, si, për një kohë të gjatë. Kam qarë për peshkun… më dhemb vërtet të ha peshk”, tha ajo. Ylli i “Slide Away” më tej tha se ajo kompensoi dietën duke mbajtur kafshë shtëpiake. “Unë kam 22 kafshë në fermën time në Nashville, kam 22 në shtëpinë time në Calabasas, po bëj gjithçka që duhet të bëj për kafshët”, deklaroi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *