• |
ide | kryesore

Wanda Nara, e vërteta e saj mbi Icardi e fiziku gjithnjë në formë: dieta mes sportit, kërcimit e ‘body positivity’

-Instant, Sport
Wanda



Wanda Nara është rikthyer në Itali për të marrë pjesë në Dancing ëith the stars si “balerinë për një natë”. Një mundësi e shfrytëzuar edhe për një intervistë në Verissimo, ku tregon të vërtetën e martesës me Mauro Icardi. Argjentinasja, edhe pse shoqëroi fillimisht në Francë e më pas në Turqi ish-bashkëshortin, ka ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me Italinë. Si gjithmonë, Wanda u shfaq në formë të shkëlqyer, për të treguar disa nga sekretet e saj.

Lexo më tej: Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”. Icardi i tërbuar nga zemërimi

ÇËSHTJE DASHURIE…

Dashuria sigurisht luan një rol të rëndësishëm në jetën e Wanda Nara e cila praktikisht nuk arrin të qëndrojë beqare për një kohë të gjatë. Kur përfundoi martesa me Maxi Lopez, babai i tre fëmijëve të saj të parë, u lidh me Icardi menjëherë dhe shpejt u martuan. Nga martesa me ish-sulmuesin e Interit kanë lindur edhe dy vajza të tjera. Tani që edhe me Icardin duket se ka mbaruar, po frekuentohet me një këngëtar argjentinas. L-Gante është 22 vjeç dhe është baba i një vajze të quajtur Jamaica, të cilën e ka nga ish-partnerja Tamara Baez. Fillimisht mes Wanda dhe L-Gante (emri i vërtetë Elian Ángel Valenzuela) dukej vetëm një bashkëpunim pune. Por mesa duket tani është diçka më shumë dhe në rrjetet sociale nuk kursejnë foto dhe video të tyre në publik.

SPORT E KIRURGJI ESTETIKE

Wanda Nara ka pranuar se iu drejtua kirurgjisë estetike për të përmirësuar pamjen e gjoksit të saj. Sipas saj, pas pesë fëmijëve nuk ishte më e njëjta. Sido që të jetë, ajo ka qenë gjithmonë me forma dhe mundohet të qëndrojë e tillë me sportin. Kjo edhe pse nuk mund të jetë konstante me stërvitjet për shkak të impenjimeve të shumta mes punës dhe familjes. Kur mund të stërvitet, ajo gjithmonë përpiqet të kombinojë ushtrimet. Wanda bën not, tapis roulant, ushtrime me makina forcash dhe me shirita elastikë, kërcime squats dhe më pas përpiqet të ecë shumë. Edhe pse thotë se nuk është konstante, e vërteta është se fotot me veshje sportive të realizuara në palestër janë të shumta në profilin e saj në Instagram. Pastaj barku i sheshtë dhe fundshpina sugjerojnë se është vërtetë e dhënë pas sportit.

PA DIETA

Wanda Nara është shumë e dhënë edhe pas gatimit dhe ngrënies. Në fakt, ajo shpjegoi: “Nuk më pëlqejnë dietat dhe nuk jam sportiste e shkëlqyer. Me pesë fëmijë dhe katër qen vrapoj sa duhet, pastaj stërvitem sepse duhet, por shpesh e shtyj palestrën”. Asaj i pëlqen të gatuajë ëmbëlsira, rizoto, makarona. Si një argjentinase e mirë e dhuron mishin e pjekur në skarë, por pi pak alkool vetëm në raste të veçanta. Pastaj përpiqet të pijë një litër çaj jeshil çdo ditë dhe merr vitamina.

BODY POSITIVITY

Wanda Nara herë pas here bëhet edhe bartëse e mesazheve të body positivity. Në fakt verën e kaluar, duke iu drejtuar mbi të gjitha ndjekësve të saj më të rinj, tha: “Vajza, nëse jam kaq e suksesshme edhe kështu, ju sugjeroj të filloni të hani pica pa ndjesi faji. Natyrisht askush nuk poston një foto ku duket keq. Kur u sëmura me Covid nuk ngarkova foto të vetes së shkatërruar në shtrat. Dhe po! Unë kam celulit si shumë prej nesh, madje edhe akne. Gjithsesi … unë jam e vërtetë. Dhe zgjedh profilin tim më të mirë për ta postuar në rrjet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *