• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni lotët e Banega për lamtumirën nga Sevilla: “I kërkoj ndjesë Conte-s”

-Instant, Sport, Video



Imazhet e lotëve të tij gjatë konferencës për shtyp të lamtumirës nga Sevilla kanë bërë xhiron e botës. Ever Banega largohet nga klubi andaluzian pas 238 ndeshjesh zyrtare (me 28 gola e 37 asist) e në konferencën e shtypit përshëndeti në mënyrë shumë prekëse: “I kishim vënë vetes objektivin të fitonim Europa League e të kualifikoheshim në Champions League e i arritëm të dy – tregoi i përfshirë nga emocioni i përgjithshëm mesfushori, që do të transferohet tek Al-Shabab – Merita shkon për të gjithë punonjësit e kësaj shoqërie të mrekullueshme që na i bëjnë cdo ditë gjërat të thjeshta. Falenderimi im shkon pastaj për tifozët për admirimin e mbështetjen që më kanë dhënë që në ditën e parë. Nuk do ta harroj kurrë”.

Në lidhje me Europa League, Banega u kthye edhe në debatin, lindur nga një batutë, që shpërtheu me Antonio Conte në finalen e 21 gushtit e ka dashur ti kërkojë ndjesë teknikut të Inter: “Ishte një moment i nxehtë i ndeshjes. Contes i kërkoj ndjesë, nëse ajo që i thashë i ka krijuar bezdi”.

Lamtumira, lotët, hapi pas e pastaj përqafimi me drejtorin sportiv Monchi, që në 2014 vendosi ta marrë tek Sevilla duke e blerë nga Valencia.

https://www.youtube.com/watch?v=WuzuBNkKIYQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *