• |
ide | kryesore

Ndërron jetë nga covid historiani i njohur shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Profesor Llambro Filo, një nga historianët më të njohur në vend dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka humbur jetën si pasojë e koronavisurit. Lajmin e hidhur e ka dhënë shefja e departamentit të Historisë, Valentina Duka.

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mësimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët. Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, – shkruan Duka.

Profesor Filo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej dy javësh në spital me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë. Ai kishte qenë me pushime në Pogradec dhe dyshohet se është infektuar aty. Filo është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *