• |
ide | kryesore

Besa e tradhtuar

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide

Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e arsimit, Besa Shahinin. Në bisedën e tyre të fundit në kryeministri, teksa ajo po i’a kalonte detyrën deputetes së Elbasanit, Evis Kushit, ish anëtarja e qeverisë i thotë kryeministrit, se këtej e tutje ajo do të angazhohej për një të majtë të re, jo demagogjike.

I ndërgjegjshëm se ishin përpara kamerave, Rama u përpoq të korrigjonte aq sa mundej: “E majta jonë pra”, ia ktheu ai duke dashur të mos rëshkasë asnjë shenjë keqkuptimi kritik mes tyre.


Lexo me tej:

Deklarata e fortë e Besa Shahinit pas doreheqjes për racizëm ndaj kosovarëve në Shqipëri

Në fakt, keqkuptimi është më i madh dhe atë e dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm. Pak ditë më parë, Besa Shahini, doli në ekranin e Euronews dhe njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme duke u larguar madje nga Shqipëria. Ajo mori guximin, minimal për çdo vend të botës demokratike, por krejt të patolerueshëm për standardet e qeverisë së rilindjes, të thoshte pa leje dhe hapur atë që mendonte.

Ajo i kishte kryer të gjitha detyrimet e saj si anëtare e kabinetit. E kishte informuar më parë kryeministrin për këtë vendim, i kishte shprehur rezervat e saj që nuk i bëri kurrë publike, për mungesën e idealizmit tek i cili ajo kishte besuar, për zhbërjen e vlerave të së majtës, për ndërhyrjen në punësime të burokratëve të partisë, që ajo refuzoi naivisht deri në fund ti pranonte si shefa.

Por, ndonëse asgjë prej këtyre vërejtjeve nuk e tha me zë të lartë, duke u fshehur pas arsyeve personale, vetëm fakti se shpalli me kokë të saj largimin, pa i lënë udhëheqësit, kënaqësinë që ta flakte jashtë kabinetit, u shndërrua në një ndëshkim për të.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një ministre, që ka dëshmuar se nuk është prekur si shumë të singjashëm të saj nga sëmundja e protagonizmit, të deklarojë vetëm pak ditë më parë se do të qëndrojë në post deri në pranverën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj të detyrohet të lërë karrigen.

Ky është realisht thelbi i asaj që ka ndodhur.

Besa Shahini nuk ishte dhe nuk është as një disidente, as një kundërshtare e Edi Ramës. Madje, nga një pozicion radikal, ajo sot mund të stigmatizohet dhe kritikohet se hyri në qeverinë e tij, kur kësaj të fundit i kishte dalë boja me kohë, për pafatësi, korrupsion dhe mungesë aspiratash.

Ajo u konformua me këtë kabinet, bëri sikur besonte në reformat që ai do të vazhdonte, në zbatimin e “paktit për universitetin”, në zgjedhjet farsë të rektorëve të universiteteve.

Pra e thënë në një fjalor popullor, ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij.

Por, në qeverinë e rilindjes, kjo është e pamjaftueshme. Sepse aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat.

Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra “brandi i Shqipërisë në botë” dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.

Misteri/ Pse u largua ministrja e arsimit, Besa Shahini

Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.

Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi, që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç‘ishte edhe emërimi i saj.

Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua.

Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.

Këto “lukse” të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.

Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe “tradhtia” e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të respektonte vetveten, në një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. BESA SHAHINI REFUZOJ TI ULET TE GJUNJET EDI RAMES,KURSE YMER GELBAZA KELLIRA REFUZON TJA LLAPEN NGA PRAPANICA EDI RAMES thotë:

    LAPSI.al PORTALI ME I LEXUAR DHE PELQYER NE TROJET SHQIPTARE

    1. Te merresh me kete anonimen eshte humbje kohe, eshte cuarje dem e oksigjenit, shperdorim flagrant i ajrit, te atmosferes. Kjo anonimia, pafise e pafare, u parashutua, si pjese e “axhentes soros”, ne Shqiperi, u emerua ministre e arsimit, me qellim e vetem shkaterrimin total te sistemit arsimor, shkaterrimin e cdo shprese dhe te ardhme, per brezat, plan qe po zbatohet qe prej 1996, objektivi eshte zdukja e Shqiperise, trojeve shqiptare dhe kombit shqiptar, njehere e pergjithmone!

      1. Besa vazhdoi me perdorimin nga Rama, dje ishte nenje emision te ndjekur ne mbremje, kjo Besa, por a mund te dale ne TV nese nuk ka nje miratim nga Fuga ? – dhe dihet qe fug te ben bllok emisionin direkt

        Besa vazhdon te jete pjese e Ridhjerjes. Thjesht u duhej nje koke turku per deshtimin ne arsim gjate pandemise, arsimi online nje atrahure e vertete
        Nje justifkim i Rames, qe e zevendesova por prape deshtuam sepsenuk eshte faji i ministreve qe nderrohen por e ka fajin virusi , jemi te varfer etj

        Kjo do perpiqet te shitet neser per deshtimin e arsimit per 8 vjet me RamaDhjerjen

  2. Besa Shahini sot mori fryme e lehtesuar!
    Ajo u zevendesua ne detyre nga nje injorante e shkalles siperore si Evis Kushi.

  3. S’ka Besë te tradhetuar – jane levizje politike administrative te Rames!
    Gjithsesi do te ikte nje “bese” e do te vinte nje “bese” tjeter!
    Po vijne zgjedhjet dhe i duhen surreter lagjeje per vota!

  4. YMER GELBAZA ISHTE PER TE VENDOSUR MINISTER OSE ELVIS ROSHIN OSE GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    EDI RAMES GOJORET NGA PARA JA BEJNE ELISA SPIRIPALI,BLERINA GJYLAMETI,GJOKSMADHJA BALLAKU,KURSE GOJORET-LEPIRJET NGA NGA PRAPANICA JA BEJN YMER GELBAZA,KOL SALLAKU,CARLO BOLJA BOLINO LORENC VANGJELI DHE BATON HAXHIU

  5. YMER GELBAZA DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE EDI RAMES-JO PO EDI E KA TE VOGEL,KRISTAQI E KISHTE ME ME FORT ,TE TILLA GJERA MERRET MERO GELBAZA thotë:

    PO SHKRUAJ KETU SE YMER GELBAZA KELLIRA NUK I PUBLIKON SHKRIMET DHE NE KA BERE BLOCK NE FACEBOOK

  6. Te merresh me kete anonimen eshte humbje kohe, eshte cuarje dem e oksigjenit, shperdorim flagrant i ajrit, te atmosferes. Kjo anonimia, pafise e pafare, u parashutua, si pjese e “axhentes soros”, ne Shqiperi, u emerua ministre e arsimit, me qellim e vetem, shkaterrimin total te sistemit arsimor, shkaterrimin e cdo shprese dhe te ardhme, per brezat, plan qe po zbatohet qe prej 1996, objektivi eshte, zdukja e Shqiperise, trojeve shqiptare dhe kombit shqiptar, njehere e pergjithmone!

  7. YMER GELBAZA DO TE FORMOJ NJE PARTI TE RE ,ME EMRIN :NE BY***QIRET DHE BY**LEPIRSIT E RILINDJES SE EDI RAMES thotë:

    PO ME BEFASON EDI RAMA ,ISHTE DUHUR TE BEJE MINISTERE TE ARSIMIT GRUAN E CARLO BOLES BOLINO ,OSE MIRA KAZHANIN HAHA

  8. ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA,JU LUTEM PESHTYJENI NE SURRAT YMER GELBAZEN KELLIRA,SE ME KA BERE NERVOZE MBREME thotë:

    E LEXOVA YMER GELBAZEN KELLIRA DUKE E SULMUAR FATOS LUBONJEN MBREME ,DHE KUSH E SULMON YMER GELBAZA KELLIRA,KUR FATOS LUBONJA ISHTE KUNDER SALI BERISHES DHE ME TE DREJT,YMER GELBAZA I MBANTE ME SHUME LLAPEN NE BYTH TE SALI BER SE SA NE GOJE TE VET

  9. Po Shkullaku cfare thote,kemi kohe pa e degjuar xhevaire prej balte.
    Bushat une nuk e di se kush u tradhetua? Ti ,Une,apo Ajo?
    Kur kujtoj Berishen qe i pikturonte mbas murit me peshtyme dhe me vrasje ministrat e vet,kjo e Shahinit me duket limonate.
    Bushat shkruan si shume livando apo ere sapuni ne shkrime,tip sumqi.
    Edhe tre here te tjera Rama do fitoje ,ndoshta nderron emer si Xhafa apo Veliaj por njelloj jane si puna e Metes qe breket i duken si flamur.
    P.sh. A mund te japi doreheqjen cifti sorre Meta?

  10. Po sa kar qe je mer Bushat?! Po a i lexon ato qe shkru?

    Zonja shpall doreheqjen. Nuk ben asnje koment per mire apo per keq…. po Bushati se ka per gje te dhjesi nga goja e te leshoje pordha ne drejtim te paditur.

  11. qe te zeri fjala peshe duhet konsistence
    po konsistence ti ske mer dak
    kur e vune ministre ti the ‘kukull e komanduar mga lideri Rama’
    kur filloi greva e studenteve e quajte ‘anonime e pavlere’
    sot meqe ashtu ta do puna na e nxjerr heroine e parimore
    ajo eshte po ajo qe ka qene, nje vajze me vlera dhe e admirueshme
    kurse ti ando je thjesht nje kokrra bythqirit qe per hir te inotit qe ke brenda ke per borxh te besh cdo lloj piruete
    cun legen
    tirona e ka per turp qe te ka
    langaraq

  12. FATOS LUBONJA OSE DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES,ALBIN KURTI KRYEMINISTER thotë:

    BESA SHAHINI VETEM NJE GJE NUK E BERI DHE PER KETE DUHET FLM ,NUK VODHI SHUME ,SI MINISTRAT TJERE TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES

  13. E thotë kjartë Bushati si një gazetar me formim të majtë se e sheh tashmë këtë Besën e Kosovës si një “vlerë” të së majtës.
    Se çfarë “vlerash” ka e majta shqiptare në historinë e shtetit shqiptar, por edhe të Kosovës së shitur nga komunistët, këtë nuk na e shpjegon Bushati
    Sa për ca fundërina që komentojnë këtu me gjuhë të ndyrë banale rrugaçërore duke ju vërsulur Bushatit vetëm se ai mban qëndrim kritik ndaj kryeministrit tejet të Korruptuar Rama, mund të them se ndonëse të majtën shqiptare e konsideroj si murtajën e kombit tonë, kategorinë e mafies kriminale e gojë prishurit rrugeçër janë një e keqe edhe më e madhe se murtaja komuniste.

    1. Lale, treni i komunizmit e ka lone stacionin qy ne 90. E mori sala i ppsh dhe e coi ne drejtim te paditur. Tani kemi lul kamarierin qe ka bo shkollen me leket e sorrosit dhe tall trapin me antikomuniste si puna jote.

  14. E njëjta histori edhe me rrugën e Elbasanit. Tuneli i hapur për zgjedhje, i mbyllur pas saj. Një rrugë e ndërtuar në mënyrë të çmendur, në gjurmë të njohura për rrëshqitje dheu. Për qëllime elektorale, këtë herë në zgjedhjet e 2013, 200 milionë euro të shpërdoruara përsëri dhe një rrugë e inaguruar me fanfarë, që u përfundua vetëm pesë vjet më vonë nga qeveria socialiste. Në pritje të mashtrimit të radhës, ka vetëm dy fakte të patjetërsueshme. Fakti i parë. Vetëm tuneli 5 km i Kalimashit, i cili kushtoi 1 miliardë euro, vlen sa katër herë rruga 80 km e Arbrit me gjithë tunelet përfshirë. Fakti i dytë. Vetëm 200 milionë euro shtesë, si pasojë e rreshqitjeve elektorale në Kalimash, vlejnë pothuajse sa e gjithë vlera 260 mln eurosh e Rrugës së Arbrit.

  15. Dikushi, per qef te tij, e mori askushin dhe e beri ministre, e askushi si gjithe akushet nuk na dha asgje, e perseri dikushi po per qefin e tij e hoqi ministren me emrin askushi, kjo eshte historia.

  16. A është DEMOKRATIK sistemi ynë??LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju Rollinghillsat dhe Gjirëlalistat tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”.

    JENI JU dhe sëra juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE”

  17. Besa e tradhëtuar?! Jo vetëm Besa, por të gjithë ne, një komb i tërë. Dhe jo vetëm ne , por edhe Kosova. Pra, ajo që ndodhi me Besën, nuk duhet zmadhuar, sepse, kur dikush është gati të tradhëtojë edhe atdheun për intertesa të veta, për pasuri, për pushtet të pakufizuar, duke shkuar aq larg , sa të mos llogarisë, nëse kjo famë do të mbetet për faqe të zezë në ujërat e qelbura të historisë, atëherë, kjo është çmenduri me rrezik të madh për kombin. Tani mund të themi me plot gojën se nuk jemi lindje as perëndim, por me Erdoganin & Co. jemi në një drejtim. (Amaneti i Ramizit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu