• |
ide | kryesore

Policia jep detaje: Gjinit iu vu tritol për hakmarrje, u plagos edhe një italian

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për shpërthimin me tritol që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

“Rreth orës 19 sapo është futur në urë ka shpërthyer me lëndë plasëse makina e Prend Gjinit. Është ngritur një grup hetimor. Po mblidhen të dhënat në vendin e ngjarjes. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, por nuk mund të jap detaje.

Mund të them që bëhet fjalë për hakmarrje me disa persona të tjerë në Tiranë. Nga ky shpërthim është lënduar Gjini i cili është në spital në sallën e operacionit. Është lënduar edhe një kalimtar shtetas italian që ndodhet jashtë rrezikut në spital” – tha Jaupaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *