• |
ide | kryesore

Roma ‘i vjedh’ Kumbullën Lazios: akord verdhekuq edhe për Milik

-Instant, Sport



Roma bën dy goditje e sistemon menjëherë mbrojtjen e sulmin. Verdhekuqtë janë pranë të mbyllin operacionin për Arkadiusz Milik e, befasisht, me Marash Kumbullën. I pari, pas ultimatumit të Gattusos, është gati ti thotë po skuadrës së Fonsecas, tani që kryeqytetasit kanë gjetur akordin me Napolin. Shifra vërtitet pranë 25 milionë euro: akordi është arritur me formulën e huazimit për 3 milionë, 15 për detyrimin e blerjes e 7 bonus.

Tratativa është pranë mbylljes me sulmuesin polak që duhet të zgjidhë detajet e fundit. Me aprovimin e numrit 99 mund ti hapet rrugë edhe shitjes së Edin Dzeko tek Juventus nga ana e Romës. Kështu, Milik do të jetë qendërsulmuesi titullar i Fonsecas.

Kapitulli mbrojtje ka një emër surprizë, atë të mbrojtësit të kombëtares shqiptare Kumbulla. Mbrojtësi i Veronës prej muajsh dukej i destinuar për Lazion, por klubi i Lotitos nuk arriti të kryejë kurrë sulmin përfundimtar. Tani po e provojnë verdhekuqtë, duke parë vështirësitë që kanë për të arritur të rimarrin Smalling nga Manchester United. Operacioni shkon në 20 milionë euro në total, por vlen edhe më shumë duke ditur se Kumbullën po ia vjedhin Lazios.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *