• |
ide | kryesore

Bale kthehet në skuadrën që e bëri ‘Mister-100 milionë’

-Instant, Sport



Pas një historie të palumtur në Madrid, Gareth Bale është duke u kthyer tek Tottenham. Mbeten vetëm detajet e fundit me Spurs, që i kanë kërkuar Real Madrid të marrë pjesë në 50% të pagës së uellsianit. Tratativa është drejt finalizimit e Mouriho e pret krahë hapur.

Në moshën 31 vjecare, Bale nuk mund ti lejonte vetes një tjetër vit pushim, ndërsa Blancos të paguanin rrogën më të lartë në organikë një lojtari pankine. Sipas të dhënave të Deportes Cuatro, Bale, me vetëm 16 prezenca në Liga në sezonin e kaluar (20 përfshirë kupat) e 2 gola të shënuar, është prej kohësh jashtë projektit të Zizou, me të cilin as nuk flet më. Në anën tjetër, Real Madrid është dorëzuar të mos arkëtojë asgjë nga investimi rekord i realizuar në 2013 (ku pagoi lojtarin 100 milionë), vetëm të shpëtojë nga pagesa e rëndë e tij prej 15 milionë, aktualisht rroga e tetë më e lartë në botë, në bazë të klasifikimit të stiluar nga Forbes.

Klubi spanjoll ishte i gatshëm edhe të paguajë gjysmën e pagës faraonike (15 milionë në vit) të uellsianit, për të ndihmuar klubin që do ta blejë. Lajmin sensacional e kishte bërë të ditur The Telegraph, sipas të cilëve në Madrid janë gati të fusin dorën në portofol vetëm që të lirohen nga uellsiani, kontrata e të cilit me Blancos skadon në 2022.

Nëse një klub do të dojë ta marrë, Real impenjohet të mbulojë gjysmën e pagës për dy sezonet e ardhshme. 7,5 milionë, një shifër jo e rastësishme, sepse në Premier League shumë klube mund tia lejojnë vetes e mes tyre është Tottenham i José Mourinho (që e njeh mirë), nga ku Bale u bë një lojtar për Real e për 15 milionë në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *