• |
ide | kryesore

Menaxheri i Hysaj, presion Napolit: “Rinovimi brenda 5 tetorit, përndryshe me zero”

-Instant, Sport



Për Elseid Hysaj viti i fundit tek Napoli nuk ka qenë i lehtë, por edhe i riu nuk duket se po fillon në mënyrë premtuese, të paktën përsa i përket besimit që klubi duhet ti transmetojë lojtarit. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, pas largimit të Ancelottit është rikthyer të jetë më stabël në formacion, por rinovimi nuk po vjen, duke e bërë të ardhmen të pasigurtë.

Në këtë pikë, menaxheri i shkodranit Mario Giuffredi ka paralamëruar Napolin se nëse rinovimi nuk bëhet deri në fund të merkatos, lojtari do të largohet me parametër zero: “Ka patur ndonjë hap të vogël para, gjithcka do të shkojë më shpejt pas shitjes së Milik sepse do të kenë një mendim më pak. Do të ketë një pagesë unike, në rast se arrijmë një akord, që do të kënaqë lojtarin. Interesi im është të rinovojë brenda 5 tetorit, më pas nuk e di më nëse bëhet. Kam besim, por nuk varet më nga unë, unë e bëra atë që mund të bëhej. Hysaj e Di Lorenzo janë shumë të cmuar për Gattuson”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *