• |
ide | kryesore

Azilkërkuesit/ Franca: Shqipëria një shtet i dështuar me krim dhe korrupsion

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Numri gjithnjë e në rritje i azilkrkuesve shqiptarë është shndërruar në një dosje të nxehtë për administratën franceze. Që me liberalizimin e vizave dhe më pas me ardhjen e socialistëve në pushtet shifrat janë bërë alarmante. Prej vitit 2011 numri ka shkuar nga 339 kërkesa në vit, në 9251 që u regjistruan në 2019.

Pikërisht për këtë revista e përjavshme franceze “Marianne” e javës së fundit, i ka kushtuar një shkrim 3 faqësh këtij fenomni. “Deri në 2015 kërkesat qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e venosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shkruan e përjavshmja franceze.

Krahas shkaqeve si arsyet për të marrë një shërbim shëndetësor më të mirë, apo për ti shpëtuar hakmarrjes, “Marianne” i referohet edhe shkaqeve që lidhen me gjendjen e vendit tonë. “Ngritja e numrit të azilkërkueseve shqiptarë në këtë nivel shpjegohet me depresionin social dhe ekonomik që po kalon vendi”, thuhet në një raport të cituar të Gjykatës kombëtare të së drejtës së azilit.

Lexo me tej:

Revista franceze: Rama po e përdor Erdoganin si shantazh ndaj BE-së

Një tjetër arsye që përmend revista citohet edhe në një raport të Ministrisë franceze të Ekonomisë dhe Financave të marsit 2018, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Pikërisht për këtë, ndonëse që prej vitit 2015 Franca na ka renditur mes “vendeve të sigurta”, pra që nuk përfitojnë azil, kërkuesit nga Shqipëria kanë qenë në qëndër të vëmendjes së Parisit. Ish ministri i brendëshëm i sapo zgjedhur nga presidenti Macron, Gerard Collomb erdhi në dhjetor 2017 në Tiranë (foto poshte) për të ushtruar presion për këtë çështje.

Edhe ish kryeministri francez Eduart Philipe në një intervistë të gjatë në shtypin francez tetorin e shkuar u zotua piblikisht për uljen e këtij fluksi emigrator, ndërkohë që parlamenti francez organizoi një debat për rregullimin e këtij emigrimi të nisur nga rastet e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.

Po përse për një vend të madh si Franca përbën problem një numër më i vogël se 10 mijë azilkërkues në vit? Pse problemi merr këto përmasa kur vëtëm 6% e kërkesave të bëra nga shqiptarët miratohen, ndërkohë që Franca e ka 40 % numrin e miratimeve për të gjitha vendet? Për këtë revista citon Pierre Henrry, ish drejtor i shoqatës “Franca tokë azilantësh”. Ai shpjegon se emigrantët shqiptarë kërkojnë azil familjarisht dhe sipas ligjit francez ata duhet të strehohen në qëndra pritëse. Por ndërsa në to vendet janë të pakta kjo krijon një shqetësim për administratën deri sa ti kthejë mrapsht në vendin e tyre azilkërkuesit. Një arsye tjetër është se këta azilkërkues shpesh janë viktima të bandave kriminale shqiptare.

Artikull i Marianne, pershtati Lapsi.al



11 Comments

  1. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.Flet ky shtet kurve me krim e korrupsion te ndertuara ne sistem

  2. Duro ca ti gazeta franceze sa te dale tani shpejt shoqi Taulant Balla e te vere etiketen ‘Medie kazan’!

  3. Shume tendencioze ju te L;apsit! Pse nuk jeponi lajme nga gazeta bjelloruse? Po nga gazeta te vendit tjeter mik te Azerbaixhanit? Se nga shoket e Korese se Veriut jo e jo!

    Imperiallistet na e kane marre te keqen me kohe, se ne i kemi në grikë te topit, kurse ata thjesht na kane në grikë te difekut!

    Po Partija me shoket e ndrishem te Birose heroinike e dine kete dhe qendrojne sipatrembur!

  4. Robqira se mos thoni shtetin e degjeneroi Rama se ka 30 vjet qe jemi shtet i degjeneruar e ka 30 vjet qe militante kok kara rrine votojne robqirat qe na qeverisin, per me teper na cajne dhe karin me komente si te zgjuar

    1. Aspak! Thjesht Rama ka ke pushtet qe nga 1998, fillimisht minister kulture, me pas Kryebashkiak Tirane e tani Kryeminister.
      Plot 22 vjet me pushtet!

  5. Eksperienca e këtyre 30 viteve na ka provuar dhe bindur se kjo skotë njerëzish pa ideale dhe pa skrupuj nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe janë ndier të mbrojtur pasi drejtësinë e kishin kapur për fyti në saje të pushtetit që kishin.

    Kur, rastësisht, binin në rrjetën e drejtësisë, vraponin të vetëshpalleshin të ” përndjekur politikë “. Kur djegin Shqipërinë dhe sulmojnë institucionet me të gjithë arsenalin e armatimit pretendojnë se po luftojnë për ” demokraci “; kur vjedhin dhe shpërdorojnë paratë e buxhetit të shtetit i mbyllin gjyqet me ” procedura ” të shpikura ose ” i fitojnë ” ato ” pesë me zero ” dhe ne na tregojnë gishtin e mesit; kur vrasin njerëz të pafajshëm në bulevard pretendojnë se ” kemi zbatuar ligjin ” dhe kërcënojnë se do të vrasin disa herë më shumë dhe ” ekzekutojnë si bandit ” cilindo që ” iu afrohet zyrave të mija “; kur falsifikojnë rezultate votimesh apo mbushin kutitë e votimeve me fletë – votime false duke e shumëfishuar disa herë rezultatin zgjedhor në favor të tyre krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, iu fryjnë borive duke pretenduar se ” pushteti aktual është produkt i blerjes së votave ” ndërsa ata janë viktimat.

  6. vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.
    Ramë ne dore te ustallareve per 7 vjet. Se fajin na i kish qeveria berisha qe beri reforma per heqjen e vizave dhe antarsimin ne nato. Po bilanci i ketyre 7 viteve cili eshte? Vjedhje, korrupsion, PPP, borxhe, KÇK, kultivim dhe trafikim droge, pastrim parash, polici e inkriminuar, aksidente, kercenime, rrembime, antetate, vrasje, abuzime, perdhunime, pedofili, krim ne familje, shfrytezim, varferim, betonizim, emigrim masiv etj si keto monstuozitete. Dhe prap kerkojne mandat te trete, jepjani bythen me mire se sa voten, ndryshe do tiu dhemb me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *