Këngëtarja  Dua Lipa ishte e ftuar para disa ditësh në emisionin e James Corden, “The Late Late Show”.

Përpos intervistës së realizuar, Dua dhe James kënduan versionin  ‘parodi’ të këngës “New Rules”, nëpërmjet të cilës jepin disa këshilla për takimet e dashurisë, gjatë pandemisë coronavirus.Përmes vargjeve, dyshja tregonte se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person prandaj duhet të flisni ‘online’.“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse heret e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndiqni këto rregulla të arta”, thuhej në këngë.