• |
ide | kryesore

Një vit më pas/ Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pak ditë më parë qeveria dhe opozita u përleshën me tone propagandistike lidhur me fatin e familjes së Alesios dhe nënës së tij të cilët humbën babain e familjes dhe një nga vajzat në mëngjesin tragjik të tërmetit të 26 nëntorit. Por, përtej eplikave të fotove me Kristiano Ronaldon, mashtrimve propagandistike të Ramës, pak kujt i vrau veshin gjëja më e rëndë që tha mes të tjerave, Manjola Cakonji (shihe ketu). Pikërisht kjo gjë duhet kujtuar sot në ditën e një vjetorit të tërmetit që përgatiti katastrofën e madhe të dy muajve më pas: Shteti shqiptar ka përgjegjësi kriminale për 24 jetë njerzish që humbën jetën në dy pallatet e Thumanës.


Këto dy pallate që kishin marrë një goditje nga lëkundjet e tokës në vitin 2018, u bënë të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit. E megjithëatë familjet Cakonji dhe Cara u lanë në mënyrë kriminale të vazhdonin të jetonin aty. Deri sa 26 nëntori u mori jetën.


Lexo me tej:

Andi Bushati: Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

Fillimisht alarmin për këtë gjë e dha në ABC News ish drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi. Gjatë një interviste televizive, që ditën e parë të tragjedisë, ai lëshoi bombën: “Ky pallat ka qenë i shpallur i pabanuar, madje është bërë edhe vlerësimi. Nëse ka një vend që s’duhet të ketë struktura operacionale, por duhet të ketë strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme është Thumana. Prokurorja e Përgjithshme duhet të jetë sot në Thumanë me ekipin më të mirë të prokurorëve, pasi pallati ka qenë shpallur i pabanueshëm”, tha ish- drejtori i emergjencave civile.

Po ashtu edhe në intervistat e tyre të para edhe banorët e mbetur gjallë, pohuan me gjysëm zëri se godinat ku ata banonin ishin shpallur të pabanueshme pas tërmetit të 21 shatorit.

Por menjëherë pas kësaj makineria shtetërore u involvua në procesin e fshehjes së krimit. Mjafton të shikohet një video e bërë virale në media ku zv Kryeministri Braçe pretendon se banorët ishin lajmëruar për të dalë nga shtëpitë për arsye rrezikshmërie, pas shkatrimeve të tërmetit të shtatorit, ndërsa kryebashkiaku i Krujës Bushi thotë krejt të kundërtën se këto pallate kishin vetëm cifosje të suvasë.

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar! 2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia. Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar. Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Publiée par Gazment Bardhi sur Samedi 7 décembre 2019

Por fshehja e krimit nuk përfundon këtu. Që kur skandali plasi dhe denoncimet u shtuan gazetarët filluan të interesohen për të kërkuar faktet, provat, nëse ka pasur ekspertizë apo jo, nëse përfundimi i saj i lejonte banorët të rifuteshin në apartamentet e tyre apo jo. Por më kot. Ky krim i prezumuar, ruhej me fanatizmin e sekretit më të lartë shtetëror.

Dhe kjo ka dalë hapur edhe në disa studio televizive. Për këtë është shumë sinjifikative të shikohet intervista e zv ministrit të ndërtimit Artan Shkreli në 2 dhjetor, pra një javë pasi s’kishte mbetur shqiptar pa marrë dijeni për ekzistencën e këtij varri masiv. I pyetur në emisionin “Open”, me një indiferencë makabre, Shkreli thotë se nuk ka asnjë informacion për dokumentacionin e pallateve ku humbën jetën 24 vetë. Por, shton ai, ky material është shumë kollaj i gjetshëm në institutin e ndërtimit dhe po ta kishte ditur që ai do i kërkohej ai do e kish marrë menjëherë (video poshtë).

Sado që duket e çuditshme që shteti të mos ishte interesuar edhe një javë pas katastrofës se ç’kish ndodhur në Thumanë, përsëri kjo përgjigje mund të merrej si një lajthitje e zv ministrit.

Por rreth çerek ore më pas, me këmbënguljen për të mësuar përgjegjësinë e Thumanës, gazetarët insistuan përsëri nëse mund ta kishin edhe të nesërmen përgjigjen se a ishte bërë eksperitza për ato pallate dhe cili kishte qenë konkluzioni. Shkreli u përgjigj sërish duke dredhuar (video poshtë).

Nisur nga ky debat publik Partia Demokratike iu drejtua me një letër me pesë pyetje kreut të Komitetit të Emergjencave, Edi Ramës dhe kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Thelbi i tyre ishte nëse ishin kontrolluar pas 21 shtatorit dy pallatet e Thumanës, a ishte bërë ekspertizë për to, a u njoftuan banorët për rezultatet e saj dhe a u rilejuan ata të futen në dy godina të rrezikshme?

Natyrisht edhe këto pyetje mbetën pa përgjigje.

Pra gjithçka po e mbulon me heshtje atë që ndodhi me dy pallatet e Thumanës ku mbetën të groposur gjysma e 51 viktimave të tërmetit. Hipoteza më e besueshme është se aty kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Se ato pallate janë shpallur të pabanueshme, se aty nuk duheshin lënë më të hynin banorët, se askush nuk ka çarë kokën për ato jetë që u humbën.

Dhe heshtja deri sot një vit më pas, refuzimi për të dhënë informacion, vjen prej faktit se 24 nga të vdekurit ndoshta nuk janë viktima të një fatkeqësie natyrore, por të krimit njerëzor. Prandaj në këtë një vjetor kur qeveria po propagandon me pompë sukseset e rindërtimit, më shumë se pushtetarët është mirë të dëgjojmë klithmën e Manjola Cakonjit, dy familjarët e së cilës i vrau moskokëçara e qeverisë dhe bashkisë së Krujës.

©Lapsi.al

(VIDEO) Si e kujton Rama tërmetin e shtatorit, në 1-vjetorin e ngjarjes së tij

5 Comments

  1. Sot janë aleatë dhe në një front për të ardhur në pushtet, por dy dekada më parë votonin për arrestimin e njëri-tjetrit, përbetoheshin se do të fusnin njëri-tjetrin në burg si dhe shkëmbenin akuza nga më të rëndat. Mes emrave që votuan pro arrestimit të Sali Berishës si organizator i gushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, figurojnë edhe Ilir Meta, Kastriot Islami, Arben Imami, Nikoll Lesi, Luan Rama, Arben Malaj, Vangjel Tavo dhe Neritan Ceka. Votimi është bërë në Parlament në 18 shtator 1998, katër ditë pas grushtit të shtetit, ku banda të armatosura, nën udhëheqjen e Berishës, pushtuan institucionet shtetërore dhe nisën në fushatë plaçkitje nëpër dyqanet e Tiranës. Kryetari i komisionit të votimit rezulton Nikoll Lesi.

  2. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurtë që Rama do të humbte zgjedhjet”, deklaroi Topalli.Roi o loqja e salihut me mire ha supen se shkruan ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu