• |
ide | kryesore

“Lërmëni ta shemb Artemio Franchi-n, nuk është Koloseu”: presidenti i Fiorentinës trondit Firencen

-Instant, Sport



“Unë dua ta shkatërroj e ta ribëj”. Nuk përdor fjalë të ndërmjetme Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, duke dalë nga Palazzo Vecchio. Në Komunë, numri 1 i klubit është takuar me Kryebashkiakun e Firences Dario Nardella e objekti i diskutimit ka qenë stadiumi Artemio Franchi. “Duhet bërë për Firencen e për tifozët, lini të investojë atë që do ta bëjë” ka thënë Rocco, duke shtuar. “Tani duhet shkuar në Romë, në Ministrinë e Kulturës, e ti tregojmë cfarë duam të bëjmë: shpresoj që amendamenti sapo të jetë aprovuar të bëhet në këtë drejtim. Ka probleme sizmikë, rrëzohet suvaja, shiu futet brenda, është vërtetë dicka e shëmtuar. Ime shoqe nuk donte të futej në tualetet e stadiumit. Firence nuk e meriton këtë, por dicka të bukur, moderne, që ti shtohet bukurisë së qytetit. E tifozët duhet të jenë krenarë për stadiumin e tyre”.

Presidenti viola nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja e tij. “Nuk mund të shohësh ndeshjen nga kthesa, edhe xhamat të pengojnë. Si mund ti kërkoj paratë tifozëve për të parë një ndeshje në këto kushte? Jam më optimist në krahasim me ndonjë muaj më parë, por varet nga cfarë do të na thonë. Nëse Ministria nuk do të na japë aprovimin, do ta bëjnë Franchin si është. E ata që do të na thonë jo, pastaj do të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Franchi nuk është Koloseu. Nuk dua të shemb Ponte Vecchio, por një impiant që në një qytet normal të shekullit të 21 nuk duhet të ekzistojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *